Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë.
Sipas informacioneve paraprake të policisë mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë pranë mbikalimit të Patokut dhe si pasojë humbi jetën drejtuesi i motoçikletës, Aleks Gjini, 32-vjeç.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.