Aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj, për filmat e realizmit socialist, thotë se në jetë kush është i aftë nuk i trembet politikës dhe se ata që kërkojnë janë njerëz të paaftë.
“Të censurosh filmin do të thotë jo të jesh militantë, por i paditur”, tha ai.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, lidhur me Shqipërinë e sotme, Shanaj tha se është një shoqëri e cila është e gjitha në krizë morale.
“Një shoqëri që përjeton krizë morale, e lëmë politikën se jam i distancuar. Kam vendosur pozicionin që t’i them gjërat siç duhen, jo t’u fshihem.
Ku e ke moralin e shoqërisë, në administratë? Në cilën pikë e ke? Një shoqëri që ka përjetuar një krizë të thellë, e ka të vështirë të ndryshojë nivelet sociale dhe politike.
Ai mendon ‘si ta gjejmë anën që të vjedhim’. Kjo është e vërteta që po faktohet dhe për këtë nuk bëj rolin e opozitarit, por them fenomenin social.
Ka rënë gripi në shoqëri për të ikur, por në të gjithë botën ikja është njëlloj.
Kalova në Lungomaren e Vlorës dhe thashë kur vija në rivierën e Francës dhe Italisë pija ilaçe për dhimbje koke, ndërsa sot Shqipëria ka ndryshuar shumë, nuk është më Shqipëria e mjeruar.
Jo s’kanë, se gjithë ditën nëpër lokale. Shqipëria nuk është e mjeruar, por është e pasur. Shumë nga ata që shikon rrugës, kanë para”, tha regjisori dhe aktori i njohur.
Shanaj, i cili ka realizuar dokumentarin për aktorin Rikard Ljarja, tha se e cilëson të ndjerin si kolos të kinemasë shqiptare.
Ai deklaroi se Rikard Ljarja në Shqipëri është fenomen.
Kjo pasi që publiku e do, e ndjen dhe e pa që kishte të bënte me një portret jo vetëm bukurosh, por me njeriun e mirë dhe me njeriun e mirë, i ka vënë vulën ekranit shqiptar.
“Njerëzit e marrin Rikardin aktor, por ai ishte i gjithi i përfshirë me muzikën, me pianon, me firzamonikë në Shkodër. Prenk Jakova e futi fagotist në orkestrën simfonike.
Më tej shkoi në shkollën “Aleksandër Moisiu” dhe shkëlqeu si aktor. Një vit pas mbarimit të shkollës Rikard Ljarja u quajt pionieri i kinemasë moderne.
Nuk u mjaftua me kaq por u bë edhe regjisor, filmi dhe skene. Nuk u plotësua, merrej me pikturën dhe ka mbi 100 piktura.
Në vitet e fundit që u tërhoq u mor me shkrime, jo për të kaluar radhën, pasi ka 6 romane.
Në art është pak e vështirë të mos jesh delirant dhe me ego të tmerrshme, por egoja e tij ishte talenti.
Rikardi ishte tokësor në përkushtimin në ekran. 12 filma, i shkruante vetë skenarët”, tha Shanaj.
Më tej Shanaj tha se ka fjetur në një dhomë me Rikardin, në punët që kanë pasur bashkë në kinema dhe thotë se për politikën kishte informacion dhe dije të çuditshme. Madje pa dëgjuar Vatikanin dhe BBC-në në 02.00 të natës, nuk flinte.
Sipas tij, Rikard Ljarja në ekran ka vetëm një rival Çarli Çaplin…