Një tjetër pastruese hajdute është zbuluar në Tiranë. Ajo akuzohet se ka vjedhur rreth 45 mijë euro nga banesa e mjekut Roland Xhaxho, i njohur së fundmi për publikun e gjerë pas ngjarjes në klinikën e tij dentare ku humbi jetën i mituri Brian Spahiu.
Këto para sipas denoncimit të familjes së Roland Xhaxhos dhe bashkëshortes së tij ishin kursime të nënës së gruas së doktorit, kursime të mbledhura në 30 vite pension dhe ata e kanë konstatuar vjedhjen vetëm pasi nëna (vjehrra e doktorit) kishte ndërruar jetë.
Pastruejsa e cila është vënë nën akuzë rezulton se nuk ka vjedhur para vetëm në banesën e doktorit Roland Xhaho por po ashtu dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë edhe në banesën e vajzës së tij, doktoreshë Ina Xhaxho.
Pas denoncimt të familjes Xhaxho ka qenë policia dhe prokuroria që kanë hetuar ngjarjen duke bërë të mundur zbulimin e krimit dhe dënimin e pastrueses, shtetases A.Xhemali me 2 vite e 8 muaj burg dhe detyrimin për të kthyer shumat e vjedhura deri në sekuestro banese.