Portieri kroat Borna Buljan ka përfunduar në qendër të vëmendjes së mediave rozë, jo për shkak të aftësive të tij në fushën e futbollit, por për shkak të nënës së tij.
Nëna e portierit të Hajdukut nga Spliti, Renata Lovrençeviç Buljan, është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe asgjë nuk e pengon të tregojë se edhe pse tashmë 47-vjeçe, është mjaft tërheqëse.
Ajo punon si trajnere fitnesi, kësisoj në profilin e saj në “Instagram”, i cili numëron mbi 100 mijë ndjekës, mund të gjeni video të ndryshme nga stërvitjet, por edhe nga pushimet e aktivitetet e tjera, teksa format e saj joshëse janë në plan të parë.