Dy emigrantë të paligjshëm shqiptarë që tentuan të vjedhin një shtëpi do të dëbohen nga Britania.
23-vjeçari Sebastiano Gjoni dhe 26-vjeçari Skelidano Koliqi u arrestuan pasi u kapën duke vjedhur një shtëpi luksoze në fshatin Alderley Edge në Janar të këtij viti.
Policia u lajmërua kur banorët e pronës e telefonuan kur dëgjuan zhurma që vinin nga poshtë shkallëve në orën 8 të mbrëmjes, shkruan “Daily Mail“. Ata bërtitën “hajdutët, hajdutët” dhe u mbyllën në dhomën e gjumit derisa policia mbërriti pas 13 minutas me një qen që ndoqi gjurmët nëpër dëborë dhe gjeti dy të rinjtë.
Pas ndalimi djemtë filluan të tallen me policët duke i falenderuar: Sa mirë që na kapët se këtu bënte shumë ftohtë!