Sokol Sadushi është zgjedhur dje kryetar i Gjykatës së Lartë në Shqipëri. Ai është votuar me 17 vota pro dhe 1 votë kundër si Kryetar i Gjykatës së Lartë. “Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi më datë 17.10.2023 procedurën për zgjedhjen e Kryetarit të kësaj Gjykate.
Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Referuar kërkesave të nenit nenin 51 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), nenit 26, pika 1 të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” (të ndryshuar), si edhe vendimit Nr. 485, datë 21.09.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për miratimin e rregullave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë”, Mbledhja e Përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit. Në përfundim, rezultoi i zgjedhur me 17 vota pro dhe 1 votë kundër, Z. Sokol Sadushi, si Kryetar i Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.
Ndërkohë kjo zgjedhje duket se ka alarmuar gërdallen politike Sali Berisha dhe mediat pranë tij të cilën njoftojnë se:
“Sokol Sadushi, i akuzuar nga opozita shqiptare si njeriu që po përdor Edi Rama për të kapur të ashtuquajturën drejtësi të re, është zgjedhur kryetar i Gjykatës së Lartë.
Që kur Sadushi u bë pjesë e Gjykatës së Lartë, kreu i opozitës, Sali Berisha pati deklaruar se kjo gjykatë po vendoset nën kontrollin e Edi Ramës. Berisha e pati quajtur Sadushin një ‘satrap’ të drejtësisë, një gjykatës militant që ka punuar si ekspert i reformës në drejtësi”, shkruan televizioni i familjes së Berishës Syri pa sy dhe vesh.