Histori të ndryshme kanë mbushur rrjetet sociale duke përfshirë edhe atë të një familjeje prej pesë anëtarësh, të cilët u gjetën të përqafuar në vendin ku u vranë.
Aviv Kuz, 54 vjeç, u gjet duke përqafuar gruan e tij 49-vjeçare, Livnat, vajzën e tij 19-vjeçare, Rotem, dhe djemtë e tij 17-vjeçarë, Yonatan dhe Yiftach, më 7 tetor, ditën kur personat e armatosur të Hamasit filluan sulmet.
“Ne do t’i vizitonim ata ditën që u vranë”, tha tezja e fëmijëve, duke treguar se si familja ishte kthyer së fundmi në Izrael nga Bostoni, ku jetonin prej vitesh.
Gruaja e tij, Livnat, e cila së shpejti do të mbushte 50 vjeç, lindi gjatë Luftës së Yom Kipur të vitit 1973, e cila është krahasuar me krizën aktuale për dështimin e shërbimeve të inteligjencës izraelite, raporton agjencia e lajmeve timesofisrael.
Vajza e tyre Rotem ishte pjesë e forcave të armatosura izraelite dhe trajnonte rekrutët, ndërsa Yonatan dhe Yiftach ishin në një shkollë me konvikt pranë Tel Avivit dhe luanin basketboll në programin e të rinjve të Hapoel.
“Ishin të gjithë fëmijë të mrekullueshëm. Ata kishin gjithë jetën përpara”, tha halla e tyre.
Ndërkohë, persona të armatosur të Hamasit vranë një çift tjetër, disa ditë përpara fejesës.