Pamjet më poshtë tregojnë momentin kur kancelari gjerman Olaf Scholz, për arsye sigurie del jashtë nga avioni dhe shtrihet përtokë së bashku me stafin e tij, në aeroportin e Tel Avivit.
Video në fjalë, është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale.
Kancelari po largohej pas vizitës së tij në Izrael, kur ra alarmi i sulmeve me raketa nga militantët e Hamas.
Për arsye sigurie, atij së bashku me delegacionin që e shoqëronte u këshilluan që të dilnin jashtë avionit dhe të shtriheshin përtokë.