Presidenti i Francës Emmanuel Macron në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha se Shqipëria tani është e ankoruar në BE sepse ka bërë një rrugë të pakthyeshme.
Por një lajme i keq për qytetarët e Kosovës nën udhëheqjen e Al Bin Kurtit që do ta vuajnë njerzit e ndershëm dhe normal, shqiptarët e vërtetë në trojet etnike. Presidenti francez Emmanuel Macron ka komentuar tensionet në veri të Kosovës, ku në sulmin e 24 shtatorit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe pa pritur si rrufe në qiellin e hapur ka deklaruar se Franca ka pezulluar çështjen e vizave për Kosovën, ndërsa u bëri thirrje palëve që të ulen sërish në dialog.
Ndërsa për Serbinë, Macron u tregua i prerë duke kërkuar që të dënojë sulmin në veri të Kosovës dhe se Serbia dhe Kosodhe po bëjnë lojra duke shmangur çdo mundësi për t’iu rikthyer dialogut.
“Ne e ndjekim me shumë vigjilencë tensionet që ekzistojmë mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim udhërrëfyes që unë mendoj se është i fortë dhe i mirë dhe presim që të respektohen nga të dyja palët. Mendoj se është përgjegjësia e zotit Vuçiç që të dënojë prerazi aktet e 24 shtatorit sepse kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi dhe më pas etapat e ardhshme dhe ajo çka presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë; riorganizmi i zgjedhjeve në komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe në institucione, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare.
Sipas kësaj radhe, plotësisht dhe totalisht dhe pres që presidenti Vuçiç të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë nga presidentja dhe kryeministri kosovar. E them me shumë qartësi. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën”, tha Macron. /Ekskluzive.al