Për herë të parë që nga shpallja e Shqipërisë shtet i pavarur, një president francez kryen një vizitë zyrtare dy palëshe në vendin tonë.
Emmanuel Macron në ceremoninë pritëse ngriti një dolli dhe foli shqip, duke thënë ‘rroftë Shqipëria e rroftë miqësia franko-shqiptare’.
“Po e ngre gotën time për këtë vizion entuziast që kemi në për vendin tuaj. Po e ngre gotën time për Shqipërinë, për popullin shqiptar, për lidhjet kaq të veçanta që na bashkojnë, për Evropën që ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, tha Macron në shqip.
Ndërkohë pas përfundimit të fjalës Presidenti i Francë u duartrokit nga të pranishmit, ndërsa me kryeministrin Edi Rama shtrënguan duart dhe trokitën gotat.
Macron tha se procesin e zgjerimit preferon që ta quajnë ri-takim apo ribashkim, pasi mjafton që të shohësh hartën e të kuptosh që Shqipëria është në qendër të Europës. Sipas tij, ajo që pengon integrimin e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit janë burokracitë e BE.