Ne mendojmë se një puthje është një kënaqësi universale por në disa kultura puthja është e ndaluar.
Kini kujdes, në varësi të vendit ku po qëndroni, duhet të informoheni nëse lejohet të putheni me partnerin tuaj në publik, pasi mund të keni disa probleme serioze.
Disa nga shtetet që nuk e lejojnë këtë gjë:
Dubai
Në Dubai, puthja në publik është e paligjshme. Prandaj, duhet të tregoni kujdes, pasi disa çifte e kanë pësuar keq, duke përfunduar edhe në paraburgim.
Kinë
Sipas zakonit kinez, shfaqjet publike të dashurisë në përgjithësi konsiderohen tabu. Si rrjedhojë edhe këtu mund të dënoheni, nëse putheni në publik.
Zimbabve
Në Universitetin e Zimbabve, studentët mund të dëbohen për puthje në publik. Në mënyrë të veçantë, rregullat ndalojnë studentët të “kapen në një pozitë intime, duke puthur apo duke bërë seks në vende publike”.
Vietnam, zonat rurale
Jashtë qyteteve kryesore të Hanoi-t dhe Saigonit, “puthjet në publik ” konsiderohen tabu, kështu që silluni mirë, nëse do shkoni në këto vende.
Katar
Edhe në këtë vend është problem nëse ju putheni në publik, pasi mund të keni probleme më pas me policinë. Ruajeni privatësinë për në vende të tjera.
Indonezia
Mbajtja e dorës dhe puthja mes njerëzve të gjinive të kundërta konsiderohet e papranueshme në Indonezi