Pas samitit, gjatë përurimit të Kolegjit europian në Tiranë, samiti i Tiranës ka pasur disa momente më relaksuese. E kjo shikohet edhe në fotot e shkrepura nga LSA, ku kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviçi, si një shqiptar tipikndihmon Edi Ramën për të akomoduar miqtë që të ndjehen sa më rehat.
Ndërsa kryeministri shqiptar, i ulur me presidenten e Komisionit Europian dhe Kryeministrin e Holandës, Mark Rute bën gallatë, i shtensionuar paksa ndryshe nga orët e mëngjesit që ishte në stres.