Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka deklaruar së fundmi se veprimet e Hamasit “nuk përfaqësojnë popullin palestinez”.
Në një bisedë me Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, Presidenti palestinez deklaroi se PLO është përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit palestinez.
Ai bën thirrje për lirimin e “të burgosurve” nga të dyja palët dhe përsërit se zhvendosja e popullit të Gazës do të përbënte një “Nakba të dytë” (eksodi i palestinezëve në 1948 nga territoret e pushtuara nga Izraeli).