Berisha dorëzoi me 26 Maj 2016 në KQZ një kërkesë për ndryshimin e të dhënave personale, me argumentimin se “nuk e kishte kuptuar ligjin”, pavarësisht se ai ka qenë një nga deputetët që e votoi ligjin në Kuvendin e Shqipërisë dhjetorin e vitit 2015.
“Për shkak të paqartësive të shumta që ka sjellë ligji, dhe për të bërë transparencë më të madhe kërkoj të plotësoj formularin e vetëdeklarimit duke shtuar edhe informacion sipas regjistrit të gjendjes civile,” shkruan Berisha në kërkesën e tij për KQZ, duke raportuar se në rubrikën “Gjeneralitete të Mëparshme” duhet të shënohet se në lindje ka pasur emrin Salih dhe datëlindje më 1.07.1944.
Pra Berisha ka ndërruar ditëlindjen, për të festuar me shokun Enver dhe thënia e tij prej delirant se vite për të janë numra është pjesa më qesharake e humorit të zi të tij!
Për këtë dalldi një përgjigjie ka marrë nga avokati Romeo Kara:
“Per nje egoist si Saliu, jo vetem vitet jane vec numra, por edhe njerezit apo nje popull i tere jane te tille.
Persa kohe ai gjendet ne krye, duke imponuar ligesine e tij rrenuese, vitet duhet te jene vec numra, pa asnje ndikim ne planet e tij.
Kjo eshte deshira e tij, e cila sigurisht qe do te ngelet vetem deshire.
Per ne, vitet e sundimit te tij, nuk jane vec numra, por, nje sprove me shume dhimbje per te ndalur zhberjen morale, ekonomike dhe politike te nje vendi te tere.
Urojme, qe per Saliun te fillojne sa me shpejt vitet e dhenies llogari, kur edhe sekondat do t’i duken shekuj! /Ekskluzive.al