residentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka folur në konferencën e realizuar me rastin e hapjes së një dege të re në Tiranë të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit.
Ndër të tjera, ajo e konsideroi këtë ide të mrekullueshme, duke theksuar se duhet të përqendrohemi te studentët. Sakaq, Von der Leyen zbuloi se do të jenë 31 studentë në kolegj dhe do të jepen 15 bursa.
“E mbaj mend shumë mirë i dashur Edi kur ishit ju ai që lançuat vjet idenë e mrekullueshme për të pasur një degë të Europës këtu në Tiranë, në kryeqytetin tuaj të mrekullueshëm.
Ishit ju që e patët këtë ide dhe e mbaj mend kur folëm dhe vizionit e përcollët shumë mirë. Edhe a ka mënyrë më të mirë për t’u përgatitur se kjo ku Ballkani Perëndimor është në BE? Sesa kjo këtu për të edukuar brezin e ardhshëm.
Kështu ne filluam punën, qeveria juaj, KE dhe Kolegji Europës. Ne folëm me kolegjin dhe rektoren fantastike Federika Mogherini. Edhe një vit më pas ja ku jemi, duke krijuar themelet e Kolegjit.
Ne nesër do të hapim degën e kolegjit, prandaj të përqendrohemi te ata që do t’i japin jetë kolegjit që janë studentët. Për këtë arsye ishte vërtetë kënaqësi e veçantë për mua të çelnim vitin 2024-2025 të studimeve”, tha ajo.