osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SPECIALE/ Një dasmë shkodrane në Korçë

SPECIALE/ Një dasmë shkodrane në Korçë

E tashmja ka lenë pas të shkuarën e si e tillë ndryshimi ka prekur pothuajse gjithçka, madje edhe dëshirat. Një prej tyre është edhe martesa. Nga një festë e madhe sot jo të gjithë çiftet e kurorëzojnë dashurinë e tyre me ceremoni. Traditat e hershme po zhbëhen dalëngadalë. Por ka ende njerëz që këmbëngulin në rëndësinë e ruajtjes së kësaj trashëgimie kulturore jo materiale. Profesor Lorenc Radovani dhe qendra rinore “Arka” u kanë treguar korçarëve pak nga tradita e dasmës shkodrane.

“Dasma shkodrane në Korçë, iniciativë e qendrës Arka, është një institucion që përmban vlerat artistike të qytetit. Është stimulimi ceremonial i dasmës, i ndarë në disa faza të dasmës”, u shpreh Lorenc Radovani.

Për shkodranët ka qenë shumë i rëndësishëm zbatimi i riteve të përcaktuara në ceremonialin e dasmës. Madje edhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit, libri III flitet për martesën ku nga nyje 11 deri në 35 janë specifikuar etapat e këtij procesi. Ato janë ruajtur dhe zbatuar në vazhdim ndonëse jo me përpikërinë e kohës kur është krijuar. Një dasmë e banorëve myslimanë të Shkodrës është e dokumentuar në filmimet e Luce në vitin 1940.

“Një grua me fytyrë të mbuluar mbi kalë drejtohet nga të afërmit e burrit të saj të ardhshëm drejt shtëpisë së saj të re; burra e gra me veshje tradicionale presin nusen; të afërmit e burrit zbulojnë fytyrën e gruas; gruaja ngjit shkallët e shtëpisë së burrit dhe takon vjehrrën; nusja dhe dhëndri janë veshur me kostumet tradicionale shqiptare.” – Kështu përshkruhet dasma shkodrane në filmimet e Luce.

Ndërsa karakteristikat e një dasme të banorëve të besimit katolik në Shkodër e gjejmë tek tabloja e piktorit Kolë Idromeno me titull “Dasma Shkodrane” e vitit 1924. Këtu gjejmë të pasqyruar rendin e bashkësisë katolike, por edhe marrëdhëniet ekonomike e shoqërore midis fiseve, familjeve, gjinive, shtresave të popullsisë së asaj kohe në Shkodër.

CEREMONIALI I DASMËS SHKODRANE

Është përfshirë në regjistrin e trashëgimisë kulturore jo materiale. Rituali i përgatitjes për martesë realizohet në tre faza kryesore: fejesa, përgatitja për martesë dhe dasma. Fejesa është njohja e familjeve dhe ndërrimi i shejit që kurorëzon bashkimin e dy të rinjve në periudhën e njohjes, e cila zakonisht shkon deri në dy vjet. Përgatitja për dasmë realizohet si nga familja e vajzës (nusja), ashtu edhe nga familja e djalit (dhëndri). Kryesisht, për të shprehur gëzimin e kësaj ngjarje të rëndësishme, ajo realizohet brenda 7 ditëve.

-Ritualet më kryesore që zhvillohen brenda kësaj jave janë: hapja e lajmit për martesën e vajzës apo të djalit (leçitja në kishë), prezantimi i nuses me veshjen karakteristike të martesës, hapja e dhuntisë dhe dërgimi i saj tek dhëndri, pritja dhe përcjellja e të afërmve dhe dashamirësve të dy familjeve, pritja e shoqërisë së djalit dhe të vajzës, ardhja e krushqve (si nga vajza ashtu edhe nga djali), porositë që familjet iu transmetojnë vajzës edhe djalit, si dhe përcjellja e nuses ku krijohet një atmosferë e veçantë dhe festive e cila zgjat afërsisht një orë dhe pastaj përcjellja e nuses tek dhëndri, ku përsëri pritet me një atmosferë të njëjtë).

Gjithë ky ceremonial i dasmës shoqërohet me grupe këngësh që i përshtaten secilit nga këto momente. Festimet arrijnë pikën kulmore në momentin kur të ftuarit ulen në banketin/darkën e përgatitur për këtë rast (dasma). Në të gjitha momentet si lëndë muzikore kryesore janë këngët-valle. Një improvizim të tillë profesor Radovani e ka bërë vitet e fundit jo rrallëherë në oborret e shtëpive të vjetra shkodrane që ishin dhe vendi i organizimit të dasmave.

“Nuk e kam parë ceremonialin e dasmës, si një aheng ose si një cikël i mbyllur, por e kam parë si një ngjarje kulturore ku gjithçka shpalosej aty. Mua më kujtohet voglia ime ku ne shkonim nëpër rrugica ku kishte dasma dhe rrinim me orë të tëra për të dëgjuar orkestrën. Edhe një i huaj që vjen në Shkodër sot nuk ka nevojë ti servirim një këngë amerikane apo franceze, por për të dëgjuar një këngë të vendit, një pije të vendit”, do të shprehej profesor Radovani në një aktivitet dedikuar dasmës shkodrane kohë më parë.

Këngët e njohjes ose siç njihen shtregullat, këngët e fejesës, ato humoristike dhe këngët e dasmave, ruhen edhe sot dhe interpretohen nga këngëtarë të rinj.

“Eshtë pak e çuditshme, sepse ne jemi brez ri, është e bukur sepse duhet trashëguar tradita”, tha instrumentisti Marsel Paplekaj.

“Është privilegj për ne shkodranët, t’i japim një copë Shkodre Korçës”, shton këngëtarja Martina Serreqi.

Këtë vit qendra Rinore Arka dhe Profesor Lorenc Radovani vendosën që dasmën shkodrane tua tregojnë edhe korçarëve.