Izraeli njofton hapjen e një korridori të ri për evakuimin e civilëve në Rripin e Gazës. Sipas autoriteteve izraelite korridori i kalimit do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në 13:00, ndërsa u kanë bërë thirrje civilëve që të shkojnë drejt jugut të Gazës.
“Banorët e Gazës, ditët e fundit ju kemi kërkuar që të largoheni nga qyteti i Gazës dhe veriu i Rripit dhe të lëvizni në jug të Wadi Gazës për sigurinë tuaj.
Sot ju informojmë se nga ora 10:00 deri në 13:00 Izraeli nuk do të godasë itinerarin e treguar nga harta jonë për të arritur në atë zonë.
Për sigurinë tuaj, përfitoni nga kjo periudhë e shkurtër kohore për të shkuar në jug . Mund të jeni të sigurt”, tha zëdhënësi ushtarak, Avichay Adraee.