Tirana e 16 tetorit do të jetë qendra e politikës evropiane teksa do të presë Samitin e Procesit të Berlinit, i dhjeti në radhë që prej vitit 2014 por historik pasi është i pari që zhvillohet jashtë Bashkimit Evropian, në një vend të Ballkanit Perëndimor.
Nisma u iniciua dhe u prezantua më 28 Gusht 2014, nga vetë Kancelarja Gjermane Angela Merkel me një objektiv të qartë: Progres real në procesin e reformave, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon”, si dhe rritja e “bashkëpunimit ekonomik rajonal, duke hedhur kështu bazat për një rritje të qëndrueshme”.
Krahas gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja – Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ) në këtë proces marrin pjesë vetë Bashkimi Evropian si Union dhe 10 vende anëtare të tij, nën drejtimin e Gjermanisë.
Lidhja mes kombeve përmes dimensionit shoqëror (shkëmbimeve humane), bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit politik të rajonit është qëllimi kryesor.
Por çfarë është arritur deri më tani në 9 vite samite? Vendet janë afruar më shumë politikisht por edhe ekonomikisht. Tri marrëveshje shumë të rëndësishme u nënshkruan vitin e kaluar në Berlin mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor; . Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve akademike si dhe marrëveshja për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes CEFTA, marrëveshje e cila do të pasurohet me profesione të tjera në samitin e së hënës. Këto marrëveshje janë ratifikuar edhe nga Parlamentet e Kosovës dhe të Serbisë dhe po zbatohen nga strukturat kombëtare përkatëse, gjë që tregon qartë vlerën e shtuar të Procesit te Berlinit, krahasuar me iniciativa të ngjashme.
Janë hedhur hapa konkretë në drejtim të Tregut të Përbashkët Rajonal, që u hartua në vitin 2021 dhe po implementohet në bashkëpunim edhe me CEFTA, në drejtim të zonës tregtare rajonale që përfshin lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve; zonës rajonale të investimeve; zonës dixhitale rajonale si dhe zonës rajonale industriale dhe innovative
Gjithashtu, krijimi i Korridoreve të gjelbra dhe Marrëveshja Roaming janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit. Në Samitin e Procesit të Berlinit korrik 2021 u miratua në parim ideja e korridoreve të gjelbra midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Krahas takimeve të zyrtarëve më të lartë qeveritarë (Samiti), Procesi i Berlinit përfshin takimet e përfaqësuesve të organizatave rajonale të shoqërisë civile (Forumi i Shoqërisë Civile), organizatat rinore (Forumi Rinor) dhe shoqatat e biznesit (Forumi i Biznesit).
Iniciativa ‘Ballkani i hapur’ u duk sikur do ta linte në hije ‘Procesin e Berlinit’ por në fakt edhe më deklarimin se iniciativave trepalëshe në rajon e mbylli mision, projekti i shpallur 9 vite më parë nga Angela Merkel duke se po vijon, duke u bërë iniciativa që ka afruar më shumë vendet e Ballkanit se çdo nismë tjetër me Samitin e Tiranës që përcaktohet si një prej stacioneve më të rëndësishëm, në një kohë kur rajoni ka nevojë më shumë se kurrë për afrim konkret.