Italia ka ftuar lehtësisht 4-0 kundër Maltës për kualifikueset e Europianit. Golin e parë të ndeshjes të zhvilluar në Bari e realizoi Bonaventura, i cili vendosi rekordin e lojtarit më të vjetër që realizon për ‘axurrët’, në moshën 34-vjeçare e 53 ditë. Më tej shkëlqeu Berardi me ‘dopietë’, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Frattesi.
Me këtë fitore Italia u rikthye në vendin e dytë me 10 pikë, po aq sa Ukraina e vendit të tretë. Edhe ukrainasit bënë detyrën në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, duke fituar pastër 2-0. Në ndeshjen e zhvilluar në Pragë për shkak të luftës realizuan Sudakov dhe Karavaev.
Edhe Danimarka bëri detyrën në grupin H duke fituar 3-1 kundër Kazakistanit. Në ndeshjen e zhvilluar në Copenhagen realizoi Uind dopietë dhe Skov.
Pas 7 ndeshjeve nordikët janë në kuotën e 16 pikëve, po aq sa Sllovenia e vendit të parë që fitoi 3-0 kundër Finlandës.
Në grupin G Serbia pësoi disfatë me rezultatin 2-1 kundër Hungarisë. Pavlovic riktheu baraspeshën e përkohshme për ballkanasit, ndërsa hungarezët siguruan tre pikët me golat e Sallai-t. Kjo ishte një përballje për vendin e parë, ndërsa pas humbjes Serbia rrezikon edhe vendin e dytë nga Mali i Zi.
Golat e ndeshjes mund ti shikoni këtu