Sali Berisha, duket se nuk tërhiqet pas humbjes së vulës dhe logos së Partisë Demokratike, të cilat i ka Lulzim Basha. Dje në një konferencë për media, ai ka shprehur vendosmërinë për të fituar çështjen e logos dhe vulës së kësaj PD, që siç thotë ai, janë rrëmbyer dhe po mbahen peng nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet ish-kryetarit Lulzim Basha dhe drejtësisë së kapur prej tij.
“Para një padrejtësie, njeriu nuk tërhiqet. Do bëjmë një luftë deri në fund me Edi Ramën. Së pari, çdo deputet pa përjashtim ka të drejtë dhe ka tagër të diskutojë për PD-në. Kjo është gjëja më normale.
Së dyti, dua të jem i hapur me ju, jo vetëm në atë mbledhje, por edhe në disa mbledhje të tjera, ekzistojnë mendime që përkarshi bllokimit, plaçkitjes së vulës dhe logos nga Edi Rama, PD mund të gjejë modalitete të tjera ligjore.
Gjë e cila është normale si diskutim, por mendimi im është ky se para një padrejtësie, njeriu nuk tërhiqet. Ne do bëjmë një luftë deri në fund me Edi Ramën, i cili pa diskutim kërkon të mbajë peng logon tonë me Lul Pengun dhe Alibashën. Por e drejta është me ne. Dhe ju e shihni, ligji është taksativ që Gjykata e Lartë duhej ta kthente përgjigjen brenda 29 ose 30 ditësh dhe kjo është e prerë.
Por Gjykata e Lartë, e kontrolluar nga Sadushi i partisë, e mban aty vetëm e vetëm për të penguar dërgimin tonë në Strasburg”, deklaroi ai. Ndërkohë , kali i cofur politik Sali Berisha në deklaratën e përjavshme për gazetarët është pyetur për mbledhjen e fundit të grupit të PD ka pasur propozime nga deputetët për ribërjen e partisë.
Berisha është shprehur kundër propozimit të disa deputetëve për rithemelimin e Partisë Demokratike. Ish- kryeministri tha gjithashtu se çdo deputet ka të drejtë të diskutojë për PD-në, por sipas tij përpara një padrejtësie ata nuk duhet të tërhiqen.