osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Liqeni i Farkës një vend i shndërruar krejtësisht në përrallë turistike (Foto)

Liqeni i Farkës një vend i shndërruar krejtësisht në përrallë turistike (Foto)

Erion Veliaj nuk ndalon. Sa në kryeqytet, sa në rrethinat turistike të Tiranës. Tashmë po bën të jetueshme dhe destinacion turistik krejt zonën e liqenit të Farkës.

Erion Veliaj shkruan sot se “Liqeni i Farkës u shndërrua sot në mikpritësin e garës së parë të Triathlon-it në Tiranë. 
 750 m not, 11 km biçikletë dhe 4 km vrap në natyrën fantastike të Farkës 
Me këtë frymë dhe energji, shumë shpejt e kthejmë Tiranën në destinacionin e preferuar për turistët e huaj”.

Triathlon-i në Tiranë është një sport që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap.

Në garë morën pjesë sportistë profesionistë dhe amatorë, por vendin e parë për femra e zuri Jelena Tomaseviç, kurse për meshkuj Strahinja Trakiç.

Në nisje të saj, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti pjesëmarrësit dhe qytetarët e shumtë të ardhur në Parkun e Farkës, i cili falë investimeve të bashkisë është tashmë jo vetëm një destinacion argëtues për fundjavën, por edhe një ide e shkëlqyer për aktivitete sportive në natyrë. Veliaj theksoi se falë aktiviteteve të tilla sportive dhe kulturore të organizuara në kryeqytet, mediat prestigjoze ndërkombëtare e rendisin Tiranën si një ndër dhjetë qytetet më të mira për t’u vizituar në Europë.

“Jam shumë i lumtur që Lonely Planet e ka renditur Tiranën si një nga dhjetë qytetet më të mira për t’u vizituar në Europë. Kjo do të thotë se puna që kemi bërë bashkë, jo vetëm bashkia, por i gjithë qyteti me 1 milion banorë, ia kanë rritur emrin e Tiranës, që sot është një nga dhjetë qytetet më të vizitueshme në Europë”, tha Veliaj.

Teksa vlerësoi organizimin e garës së parë të Triathlon-it, kryebashkiaku tha se kjo nismë do të kthehet në një traditë të suksesshme, duke sjellë edhe mjaft vizitorë të huaj. “Duhet të pranojmë që është vetëm hera e parë që organizojmë një aktivitet të tillë. Kur organizuam Maratonën e Tiranës, në garën e parë kishim vetëm 100 vetë. Në garën e dytë kishim 2500 garues vetëm nga jashtë; është vetëm çështje sa të kalojmë testin e parë të një gare profesioniste dhe vitin tjetër të kemi mijëra të tjerë, që ndoshta do na vijnë nga vende të ndryshme”, deklaroi Veliaj.

Tirana Triathlon është edhe një mundësi e mirë promovimi e sporteve të ndryshme, aktivitetit fizik dhe promovimin e pikave turistike të kryeqytetit, si natyra fantastike e Liqenit të Farkës. Veliaj siguroi se shumë shpejt, edhe Liqeni i Farkës do të kthehet në një hapësirë tërheqëse për qytetarët e Tiranës për të kaluar disa orë çlodhjeje pranë natyrës.

“Është vetëm çështje kohe derisa Parku i Farkës të bëhet aq popullor sa Parku i Liqenit të Tiranës. Po të shikoni gjithë perimetrin e Farkës, ka mbi 20 mijë pemë nga 126 mijë që kemi mbjellë. Por siç e dini, nuk mjafton vetëm infrastruktura, po nuk pati frymë, energji njeriu që ta jetojë këtë park, s’ka kuptim. Në njëfarë mënyre ky është edhe një promovim i parkut të Liqenit të Farkës, i cili po kthehet në mushkërinë e dytë të Tiranës”, tha Veliaj.

Ndërkohë, sportistët garues në Tirana Triathlon përshkruan distancat 750 m not, 11 km biçikletë dhe 4 km vrap të zhvilluara njëra pas tjetrës. Përgjatë të gjithë itinerarit ishin të pranishëm Policia Bashkiake, ambulanca dhe vullnetarë, të cilët ndihmuan garuesit në sinjalistikë dhe në pikat e shpërndarjes së ujit.

Fituesit e Tirana Triathlon:

Për kategorinë meshkuj

1- Strahinja Trakic
2- Luka Cupic
3- Dusan Tomasevic

Për kategorinë e femrave

1- Jelena Tomasevic
2- Zana Pavicevic
3- Meredith Himestra