osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tronditet Italia e futbollit! Policia mësyn në Coverciano dhe pyet Tonalin, Zaniolon e Fagiolin! Përjashtohen nga kombëtarja të tre futbollistët

Tronditet Italia e futbollit! Policia mësyn në Coverciano dhe pyet Tonalin, Zaniolon e Fagiolin! Përjashtohen nga kombëtarja të tre futbollistët

Ndodheshin në Coverciano të grumbulluar për ndeshjen kundër Maltës, por Nicolo Zaniolo dhe Sandro Tonali janë përjashtuar nga kombëtarja e Italisë. Së bashku me Nicolo Fagiolin, mesfushorin e Juventusit, të tre lojtarët akuzohen se kanë marrë pjesë dhe kanë vendosur baste të paligjshme. Për këtë, policia dhe prokuroria ishin pasditen e djeshme në stërvitjen e Italisë.

Nga hetimi i nisur nga Prokuroria e Torinos, e cila ka zbuluar më shumë se 10.000 uebsajte të basteve ilegale, shumë prej të cilave kanë rënë në dorë të policisë, janë zbuluar se pjesë e atyre që luanin në to, duke fshehur në mënyrë direkte taksat ndaj shtetit, janë jo vetëm Nicolo Fagioli i Juventusit, por edhe dy futbollistë të tjerë të përfaqësueses italiane, Sandro Tonali, aktualisht në radhët e anglezëve të Neëcastle dhe Nicolo Zaniolo, pjesë e Aston Vilës.

Më shumë se 10 patrulla të policisë shkuan në stërvitjen e Italisë, me opinionin publik në Itali që është tronditur. Së pari ata u pritën nga menaxheri i ekipit, Gianluigi Buffon, që tregoi se janë të gatshëm për bashkëpunim me forcat e rendit.

Denoncimi e ka bërë fotografi i famshëm italian, Fabricio Corona, teksa më pas policia është vënë menjëherë në lëvizje dhe pasi ka folur me dy lojtarët e kombëtares, si Tonali ashtu Zaniolo kanë lënë grumbullimin të pezulluar dhe nuk dihet nëse do të mund të kthehen dhe të jenë në dispozicion për sfidën e të shtunës me Maltën dhe mbi të gjitha atë të 17 tetorit kundër Anglisë në Londër.

Kumari nuk është krim (gjithsesi është i ndaluar nëse bastet vendosen me bastevënës të paautorizuar nga shteti italian), por neni në fjalë specifikon ndalimin “për subjektet e sistemit federal, për menaxherët, për anëtarët e shoqërive që i përkasin sektorit profesional të vendosin ose pranojnë baste, drejtpërdrejt ose tërthorazi, edhe nga palët e autorizuara për t’i marrë ato, të cilat kanë si objekt rezultate në lidhje me ndeshjet zyrtare të organizuara në kuadër të FIGC, FIFA dhe UEFA”.

Ndër të tjera, për Zaniolon rëndon akuza se ai ka vendosur bast për ndeshjen e Romës në Kupën e Italisë, teksa vetë në atë takim qëndroi në stol. Të gjitha këto janë thënë nga Fabricio Corona, një personazh i njohur në Itali. Pas hetimeve ka rezultuar se gjithçka ka qenë e vërtetë, me futbollistët që pritet të vuajnë pasojat e veprimeve të tyre.

Corona shpjegon se ka nisur të flasë për të nxjerrë në pah çfarë fshihet pas futbollit, duke treguar gjëra të errëta. “Vendosa të kaloj në botën e pasme të futbollit për të zbuluar shumë shtrembërimet që fshihen atje. Jo vetëm baste, por ka shumë më tepër. Së shpejti do të flasim, për shembull, për futbollistët gay dhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka zbuluar ndonjëherë publikisht se janë. Çfarë i pengon? Çfarë i bën të fshihen?”, tregoi Corona.