Muli më në fund ka zbuluar se ekipi ynë do të fitonte katër me zero me Çekinë, por Edi Rama u tërbua dhe anulloi golin e katërt.
Duke diskutuar me Lelon për këtë çështje, Muli filloi t’ia shpjegonte.
-Ti e pe që ai ishte nxirë komplet deri tek goli i tretë.
I dërgonte mesazhe trajnerit që të ulnin ritmin dhe t’i linin gol çekëve.
Për fat trajneri se kishte celularin me vete, se po ndiqte lojën.
Pastaj u bë goli i katërt. Muja e qau.
Aty u tërbua dhe bërtiti.
-Pozicion jashtë loje, ofsajt, legen, jepe ofsajt.
Arbitri kryesor nuk e dëgjoi dhe e dha gol.
Ai u tërbua dhe mori ata të varit.
-Kontrollojeni, tha, se nuk është gol.
-Po si gol na u duk, thanë dhe ata.
-Kontrollojeni ju them, se ndryshe nuk dilni gjallë nga stadiumi.
E kontrolluan ata, gol ishte, por ai ua përsëriti kërcënimin.
-Atëherë të devijojmë vizën, thanë ata, dhe e devijuan.
Ndaj për këtë duhet të protestojmë.
Duhet të flasim dhe me Albinin, se ai e ka bërë kastile ngaqë Muja është kosovar.
-Ky gjithë botën e manipulon, tha Lelo.
Biden po, Trumpin po, Borelin po, FBI po, CIA-n po, Sorosin po, Erdoganin po.
Ça është Vari para atyre!