Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në “Air Albania”, për grupin E të Euro 2024. Në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të “Gjermani 2024”.
22 mijë tifozë janë në stadiumin e Tiranës, me koreografitë që kanë qenë speciale. TKZ kanë shpalosur koreografinë në fillim të ndeshjes, teksa gjatë saj Plisat kanë shkruar: “Mallkue qoftë kush s’na do bashkë”.