Numrat e viktimave nga lufta Izrael – Palestinë janë thelluar.
Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë kanë konfirmuar se deri më tani kanë humbur jetën 1200 njerëz nga sulmet ajrore izraelite në Gaza.
Edhe zyrtarët izraelitë konfirmojnë të njejtën shifër, 1200 viktima nga sulmet e Hamasit.
OKB njofton se numri i njerëzve të zhvendosur nga Gaza është rritur në 338 mijë për shkak të luftimeve.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara janë në bisedime me Izraelin, OKB-në dhe Egjiptin për të lejuar hyrjen e disa ndihmave dhe daljen e banorëve.
Kujtojmë se stacioni i vetëm elektrik i Gazës është mbyllur, pasi Izraeli ndërpreu furnizimin me energji elektrike, si dhe mallrat duke përfshirë ilaçe, ushqim, karburant dhe ujë.