Bazuar në një kallëzim Të ish deputetit Halit Valteri, SPAK regjistroi procedimin penal me numër 122, me dy akuza: Korrupsion dhe falsifikim të formularëve.
Prokurorët e kësaj çështje janë Sotir Kllapi dhe ish kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, të cilin Meta e etiketoi si ‘Spurdhjaku i partisë që ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve’.
Për të provuar veprën penale të dyshuar, SPAK kërkoi informacion me letërporosi në SHBA. Autoritetet amerikane, në përgjigjen e kthyer, kanë konfirmuar pagesat e paligjshme për lobim.
Por megjithse fakte ka ndodhur SPAk hesht dhe nuk ka bërë asnjë lëvizje për Metën Kryemadhin dhe Vasalin e partisë.
Nxitimi për të sulmuar dhe marrë si të pandehur bashkëpuntorët e Ramës dhe drejtues të segmenteve të qeverisjes, të krijojnë dyshhimin e arsyeshëm se SPAK nuk guxon t’i prek ish tutorët e tij Berisha dhe Meta, por hedh shashka tymuese për tu justifikuar para ndërkombëtarëve se po punon.
Dy vjetët e Arben Krajës si kryetar i SPAK ishin fillimi më skandaloz i hetimit të kësaj strukture, që u kthye si një vegël qesharak dubluese e KLSH, duke hetuar e dërguar për dënim shkeljet e barazisë në tendra dhe korrupsion me arka peshku, udhtime turistike apo tollona benzine e shkallë zjarfiksesh.
Por a do guxoi Arben Kraja të rregulloj sa do pak emrin e keq që la gjatë periudhës së drejtimit të SPAK?
Kraja ka qenë hetues më 1990-ën dhe ka hetuar çështje të kalimit të paligjshëm të kufirit. Kujtojmë se gjatë kalimeve të paligjshme të kufirit, dhjetëra qytetarë shqiptarë janë vrarë. Gjithashtu sot është fqinjë i çiftit Meta në Gjirin e Lalëzit dhe dje ka qenë Drejtor i Njesise Antikorrupsion i qeverisë Meta.
Ndaj lind pyetja: E gjeti Meta këtë prokuror apo i ra shorti, sepse është pak e çuditëshme rastësia që u ndosh sojit të hajdutve të politikës, që megjithëse kanë bërë qindra poshtërsi, kanë gjithmonë fat me drejtësinë. /Ekskluzive.al