osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Silvinjo flet për “Reuters”: Kualifikimi ynë në Europian nis të enjten

Silvinjo flet për “Reuters”: Kualifikimi ynë në Europian nis të enjten

Trajneri brazilian i Kombëtares kuqezi, Silvinjo, cilësohet një teknik i përkushtuar në krye të përfaqësueses, që ka sjellë risi jo vetëm në planin taktik, por edhe në aspektin e organizimit, ku spikat fryma e grupit, një frymë pozitive dhe me rezultate të mira.

Mbi gjithçka, nën drejtimin e Silvinjos Kombëtarja e Shqipërisë bën një futboll modern, agresiv, me fazat e lojës të përpiluara me kujdes e të zbatuara shumë mirë nga grupi në fushë. Kuqezinjtë kryesojnë grupin E të eliminatoreve të Euro 2024 me 10 pikë. Një fitore kundër çekëve sjell praktikisht kualifikimin në Gjermani 2024.

Trajneri Silvinjo ka prekur disa tema në një prononcim për “Reuters”, aty ku thekson se objektivi është kualifikimi në Europianin e verës së ardhshme. “Kemi tri finale përpara dhe duhet të përballemi në secilën prej tyre me të njëjtin qëndrim që kemi patur deri tani. Gjithçka fillon të enjten. Ne jemi të vetëdijshëm për entuziazmin e madh të tifozëve tanë, por lojtarët e kanë të qartë se ky është skenar i jashtëm.

Diçka që ne nuk mund ta kontrollojmë. Lojtarët janë absolutisht të qetë dhe të ndërgjegjshëm. Një fitore të enjten do të ishte një hap i madh drejt kualifikimit të shumëpritur. Është një përballje jashtëzakonisht e rëndësishme, por ende nuk është përcaktuese”, shprehet braziliani, i cili po zhvillon një punë fantastike në stolin e Kombëtares.

Ecuria e Silvinjos në krye të kuqezinjve

Rrugëtimi filloi me humbjen 1-0 në Poloni. Më pas dy fitoret me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Ndërkohë që në shtator kuqezinjtë dolën të pamposhtur nga transferta çeke dhe mposhtën 2-0 Poloninë në kryeqytet. “Ne kishim shansin për t’u rikthyer me një rezultat pozitiv pas humbjes në Poloni. Gjëja më e rëndësishme që morëm nga debutimi ishte se u lidhëm me lojtarët dhe ata e kuptuan menjëherë atë që donim.

Sigurisht që ne duam të jemi një ekip i organizuar mirë, të shënojmë gola të bukur dhe të luajmë bukur. Por unë insistoj në idenë që kjo skuadër duhet të ruajë identitetin e saj, domethënë shpirtin luftarak. Dëshira, guximi dhe qëndrimi ynë në çdo sfidë. Kjo është diçka që lojtarët e kuptuan që nga fillimi”, nënvizoi më tej 49-vjeçari.

Qëndrimi në Shqipëri

Silvinjo bashkë me ndihmësit Zabaleta dhe Doriva, kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri, vendim që ai e justifikon. “Ne duhet të jemi në Tiranë, sepse është vendi ku zhvillohet gjithë puna jonë. Ne udhëtojmë shumë, takohemi dhe bisedojmë me lojtarët, por databaza që kemi nga FA e Shqipërisë në Tiranë është e paçmueshme.

Ndoshta nuk do ta kishim gjetur Jasir Asanin po të mos jetonim këtu. Janë miliona shqiptarë të cilët jetojnë në gjithë botën. Ne po kërkonim një anësor të djathtë me këmbë të majtë. Dhe gjetëm Asanin. U dashuruam menjëherë me atë që pamë. Jasiri është treguar i mrekullueshëm”, shprehet Silvinjo për 28-vjeçari nga Shkupi, i cili po shkëlqen me 2 gola dhe 2 asiste me Shqipërinë.

Në fund filozofia që do ndjekë Kombëtarja nën drejtimin e tij: “Filozofia jonë është të tërheqim lojtarët me punën tonë. Projekti dhe struktura që po ndërtojmë është të prekë zemrën dhe shpirtin e lojtarëve shqiptarë jashtë vendit, në mënyrë që ata ta ndjejnë thirrjen për t’u kthyer në shtëpi”, përfundoi Silvinjo.