Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023 dhe deri më tani kanë mbetur të vrarë900 izraelitë, civilë dhe ushtarë, ndërkohë janë marrë peng dhjetëra persona.
Ndërkohë ambasadori i Izraelit në Kolumbi, Gali Dragan në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka treguar një histori prekëse.
Sipas tij një çift të moshës 30-vjeç arritën të fshehin foshnjat e tyre binjake 10 muajshe para se të vriteshin nga Hamasi.
Sipas diplomatit izraelit, Itai dhe Hadar Berdishevskyata ishin në shtëpi kur ndodhi sulmi i Hamasit dhe kishin disa sekonda për të marrë një vendim për fëmijët e tyre të cilët përfundimisht i fshehën në një strehë të sigurt.
Çifti i identifikuar si Itai dhe Hadar u vranë brutalisht pasi luftuan me guxim kundër terroristëve
“Ata bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre. Ata i fshehën në një strehë para se terroristët të hynin në shtëpinë e tyre. Itai dhe Hadar u vranë brutalisht pasi luftuan me guxim kundër terroristëve.
Dy prindër të tmerruar bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre tashmë jetimë. Qoftë i bekuar kujtimi i këtyre heronjve”, ka përfunduar në postimin e tij diplomati izraelit” ka shkruar Gali Dragan.