osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deputetët reagojnë: Të gjithë mysafirët u skuqën me gafat e shtetit që bën në Prizren

Deputetët reagojnë: Të gjithë mysafirët u skuqën me gafat e shtetit që bën në Prizren

Deputetja Mimoza Kusari-Lila, njëherit kryetare e Alternativa-s, thotë se të gjithë mysafirët u skuqën me gafat e shtetit që bën në Prizren.

Sot në Prizren, në 140 vjetorin e lidhjes shqiptare, u shpërfaqen në mënyrën më brutale, shpërfilljet e Kreut të Kuvendit dhe Kryeministrit para peshës së organizimit përmes dallimeve që i kanë me njëri tjetrin. Prej fillimit të organizimit, kur hapet njëra ceremoni nga Kuvendi e cila mbyllet nga Kryetari i Kuvendit dhe kur mysafirët ngriten të shkojnë, reagon kryeministri dhe na kërkon të ulemi se po fillon ceremonia tjetër e nisur ngaqeveria, duke ia dhënë fjalën Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ne mysafirët u skuqëm për organizatorët, por vetëm sikur kjo të ishte e tëra.

Pas Presidentit Meta, fjalën e mori një grua jashtë protokollit. Ajo fliste pa mikrofon të ndezur derisa u ngrit Kryeparlamentari dhe ia ndezi mikrofonin, për t’u përcjellë pak minuta pas nga Kryeministri i cili në rolin e truprojës e ngrehu zvarrë gruan nga podiumi. Kryeministri tregoi një aftësi të veçantë këtu, tregoi se ishte më i përgaditur se truprojat e tij”, shkruan Kusari-Lila në Facebook.

Për rastin në fjalë ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i cili sjelljen e Haradinajt e quant ë turpshme.

Turpi institucional!!, sjellja e këtyre njerëzve të veshur me petkun e pushtetit është përdhosje dhe ofendimi më i madh për vendin dhe historikun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pa protokoll, pa rend e dije, me sjellje vullgare, çka mbetet me i thanë kësaj përbërje qeveritare. Qytetarët nuk meritojnë këtë nënshtrim të ulët”, shkruan Zemaj në Facebook.

Për rastin në fjalë kanë reguar edhe ish-deputet e njohës të rrethanave politike duke e quajtur të turpshme sjelljen e kryeministrit dhe mënyrën si u organizua e ashtuquajtura seanca solemne.

Kujtojmë se sot u vu edhe gurthemeli i shtatoreve të udhëheqësve të Lidhjes së Prizrenit.