osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kryqëzoi dhe vrau në mënyrë makabre shqiponjën, në pranga 35-vjeçari në Përmet, në shtëpi iu gjetën dy sorkadhe

Kryqëzoi dhe vrau në mënyrë makabre shqiponjën, në pranga 35-vjeçari në Përmet, në shtëpi iu gjetën dy sorkadhe

Autori i keqtrajtimit të shqiponjës, është 35-vjeçari Napolon Arizi, banues në Përmet. Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e tij, e ndërsa si rezultat i hetimeve u zbulua se ai kishte vrarë dhe dy sorkadhe.

Këto të fundit u gjetën në banesë dhe pranoi se i ka vrarë me armë gjahu (çifte), dy ditë më parë.

“Identifikohet dhe arrestohet autori i keqtrajtimit të shpendit (shqiponjë), ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, bazuar në inteligjencën policore, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për identifikimin e autorit të keqtrajtimit të shpendit shqiponjë, ditën e djeshme, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e shtetasit N. A., 35 vjeç, banues në Përmet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 sorkadhe të cilat ky shtetas ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu (çifte), dy ditë më parë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. A., pasi dyshohet të jetë autori i keqtrajtimit të shpendit (shqiponjë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Shqiponja që u kryqëzua e gjallë në Përmet me qëllim për ta balsamosur, nuk iu ka mbijetuar dot plagëve dhe ka ngordhur, pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën. Specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe një veteriner i shkuan në ndihmë shpendit të plagosur, por pa mundur t’i shpëtojnë jetën.