Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka denoncuar zjarrvënien në një kosh plehrash pranë shkollës “Kosova” në kryeqytet. Teksa e cilëson të turpshme shkatërrimin e pronës publike, Veliaj siguron se keqbërësit janë filmuar dhe ata do të marrin ndëshkimin e merituar.
“Të hedhësh cigare të ndezur tek koshat e mbeturinave është shkelje dhe është e turpshme të shkatërrosh pronën publike të përbashkët në 2023-shin! Me këtë jemi mësuar dhe përballemi çdo ditë në betejën për civilizim! Por ta bësh këtë ngjitur me shkollën fillore – Kosova në këtë rast – është KRIMINALE!
Mirënjohje Policisë Bashkiake dhe Zjarrfikësve të Tiranës për ndërhyrjen e menjëhershme! Keqbërësin e kemi në kamera e nuk do mbetet pa ndëshkuar”, thekson kryebashkiaku Veliaj./m.j
Te hedhesh cigare te ndezur tek koshat e mbeturinave eshte shkelje, dhe eshte e turpshme te shkaterrosh pronen publike te perbashket ne 2023-shin! Me kete jemi mesuar dhe perballemi cdo dite ne betejen per civilizim!
Por ta besh kete ngjitur me shkollen fillore – Kosova ne… pic.twitter.com/RgQItSmD44
— Erion Veliaj #ECS2023 (@erionveliaj) October 9, 2023