osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Operacioni i policisë, reagon Taulant Balla: Vijon intensivisht procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit

Operacioni i policisë, reagon Taulant Balla: Vijon intensivisht procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me megaoperacionin “Flakë në det”, ku u arrestua shefi i komisariatit të Laçit, si dhe u shpallën në kërkim disa të tjerë.

“Vijon intensivisht procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK kanë arrestuar sot pasdite Shefin e Komisariatit të Policisë Kurbin, i cili dyshohet për bashkëpunim me drejtuesit e një grupi kriminal, ndaj të cilëve janë lëshuar gjithashtu urdhra arresti”, ka thënë ai.

Sipas tij, forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

Policia e Shtetit më herët ka ndarë detaje rreth megaoperacionit policor “Flakë në det”.

Referuar drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, gjithçka ka nisur pas zbulimit të një rrjeti të trafikut të drogës në Patok, ku u pikasën dy mjete lundruese që shkëmbenin ‘mallin’.

Rrumbullaku ka bërë me dije se masa “arrest me burg” është lëshuar për shtetasit Gëzim Çela, Arben Dalipaj, Roland Guxo si dhe Dritan Meta, shef i policisë Laç.

Ata akuzohen për trafik droge.

Ekzekutimi i masës është bërë vetëm për efektivin Meta, ndërsa personat e tjerë janë jashtë vendit.

Shtetasit që ndodheshin në velierë, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues, ndërsa personat që ndodheshin në bord, janë arrestuar.

“Ky operacion filloi pas njoftimit për lëvizjen e një mjeti lundrues nga Laguna Patoku në jug-perëndim. Ky mjet ka kontaktuar në det një tjetër mjet, dhe dy personat në dy mjete kanë shkëmbyer lëndë narkotike”, ka thënë ai.

Sipas tij, shtetasit në Velierë kur kanë konstatuar policinë, i kanë vënë zjarrin velierës dhe kanë tentuar të largohen me një barkë, por janë kapur në flagrancë.

Po ashtu janë arrestuar 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas.

Ndërkohë, janë sekuestruar 23 kilogramë drogë.