Gazeta kroate Dubrovnik Times ka publikuar një shkrim mbi rritjen e fluksit të trafikut të drogës nga Kroacia, që kryhet me anë të fshehjes së lëndës narkotike në makina.
Gazeta thekson se policia kroate ka arritur të zbulojë vendet e fshehta ku shqiptarët fusin drogën për ta trafikuar në vendet e Europës Perëndimore.
Dubrovnik Times tregon rastin e një shqiptari 41 vjeçar, i cili udhëtonte me gruan dhe fëmijën e tij, por që u pikas së në makinë fshihte jo pak por 53 paketa me drogë të fshehura në disa vendet të automjetit.
Brenda në motor, por edhe poshtë sediles së pasagjerit ishin vendet e fshehta të zbuluara nga policia kroate, e cila ja zbërtheu makinën copë copë shqiptarit./ Pamfleti