osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Evi Kokalari akuzon Lapajn, Salianjin, Grida Dumën si lëvizje që financohen nga Irfan Hysenbelliu dhe Ilir Meta, fonde të dyshimta për partinë e re që po shfaqet në skenë

Evi Kokalari akuzon Lapajn, Salianjin, Grida Dumën si lëvizje që financohen nga Irfan Hysenbelliu dhe Ilir Meta, fonde të dyshimta për partinë e re që po shfaqet në skenë

Aktivistja e njohur Evi Kokalari ka zbardhur për herë të parë shumat e mëdha të parave që janë hedhur nga partia më e re e aktivistit Adriatik Lapaj. Gjatë në një interviste televizive, ajo akuzoi dje Lapajn, Salianjin, Grida Dumën si lëvizje që financohen nga Irfan Hysenbelliu dhe Ilir Meta me partinë e re që ka dalë në skenë. Sipas saj, aty fshihen fonde të dyshimta.

“Vetëm në muajin e fundit, lëvizja populiste e frymëzuar nga aktivistet e Sorosit, në bashkëpunim me grupin Meta/Hysenbelliu kane harxhuar mbi €30,000 për disa mbledhje/aktivitete që kanë bërë. Në fakt për eventet e tyre, përdorin kompaninë “North Pro Films”, një kompani me bazë në UK që çmimet i shkojnë mbi €2500 për event/miting. Ndërkohë, duken se zyrat e marra figurojnë se e kanë qiranë mbi €2000 në muaj.

Salla në Firenze është gjithashtu €2500 plus kostot e udhëtimit dhe filmimit, mund te shkojë tek €10,000 Lapaj ka deklaruar se kjo lëvizje do mbahet me donacione të vogla te popullit, por po shpenzon sikur të ishte foltorja Sali Berishes. Kur do bëj transparence kjo lëvizje? Këtu po derdhet shumë para, që ngre shumë, shumë pikëpyetje”, u shpreh Kokalari ditën e djeshme. Ajo ka publikuar dhe mesazhet për të vërtetuar me fakte sasinë e madhe të parave të harxhuara nga Lapaj.

Lidhjet e tij me Soros

Evi Kokalari është e bindur që Adriatik Lapajn është e lidhur me Soros. Pra gjithë këtë periudhë aktivistja thotë se ai është financuesi kryesor i Lapajt. Pak ditë më parë ajo ka bërë publik një email, ku thotë se dikur Lapaj e kishte për nder të shkruante në bio se ishte avokat për “Shoqërinë e Hapur” të George Sorosit. Në një prej postimeve të veta, ajo ka pyetur Adriatik Lapajn se kush e ka zgjedhur, kur thotë se këtë gjë e kanë bërë amerikanët. Kokalari shkruan se Lapaj prej kohësh po ju shitet shqiptarëve sikur e kanë dërguar amerikanët ndërsa shprehet e bindur se kjo gjë është gënjeshtër.

“Adriatik Lapaj, zakonisht flet drejt dhe saktë, por një gjë më duhet të kuptoj, kur thua se të kanë zgjedhur Amerikanët, çfarë ke parasysh? Më specifikisht, cilët Amerikanë të kanë zgjedhur, Yuri Kim? Escobar? Kush në DASH sepse dua te flas pak me ta mbi këtë çështje. Fakti është që ke kohë që ju shitesh Shqiptarëve sikur të kanë dërguar Amerikanët, dhe jam shumë e sigurt që është një gënjeshtër, a thua se s’kanë probleme boll kështu siç janë…” ka shkruar ndër të tjera Kokalari në statusin e saj. Më tej në një tjetër status Kokalari sulmon sërish Lapajn ku i kërkon se: “gjithashtu thuaj popullit që je avokat i George Sorosit dhe s’ke lidhje fare me Amerikën, pastaj vazhdo bë revolucion si Erion Veliaj bëri me ‘Mjaftin’ Tashti po më mbushet mëndja plot që ky është FULL OF SHILT!”

Takimi me pronarin e televizionit

Gjithashtu Kokalari ka zbuluar detaje dhe nga një takim që ka patur disa ditë më parë me pronarin e një televizioni të madh në vend, të cilit i ka kërkuar të mos mbështesë Adriatik Lapajn. Ky i fundit, sipas Kokalarit ka thënë që jo vetëm e ka mbështetur në të kaluarën por do të vijojë ta bëjë një gjë të tillë. Kokalari thotë se Lapaj është një mashtrues që pretendon se ka mbështetjen e Ambasadës Amerikane, dhe premton se do të nxjerrë fakte që një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Unë thash që ulem më të gjithë dhe atij i kam kërkuar që të flisnim sepse kisha dëgjuar disa gjëra që thoshte, por nëse ti je aktivist dhe merr lekë nga Xhorxh Soros sepse shkon dhe ndihmon dikë në Rrëshen, sepse ka një licencë për avokati. Unë kam takuar Irfan Hysanbelliun dhe i thash që nëse ti pas Adriatik Lapajn kjo është një rrugë shumë e hapur për mua, për çdo person i cili del dhe ndalon rrugën për të hequr jo vetëm Edi Ramën, por edhe qeverinë e tij dhe të vendoset një qeveri, e cila nuk do na mbajë në të njëjtin vend. Është njësoj si puna e Erion Veliajt me Këlliçin, Këlliçi komplet i korruptuar, pra hiq Veliajn dhe vë atë.

Adriatik Lapaj po përdoret aktualisht, por unë edhe Irfanit i thash shumë hapur që nëse ti je pas atij ne do kemi një betejë shumë të keqe bashkë dhe më tha mua s’më kërcënon njeri dhe do e mbështes akoma më shumë tani që më the ti. Ai tha mbështes ata që kanë mbështetje dhe e kam Salianjin shumë mik të ngushtë, por që Salianji është lidhja mes tyre që të jemi të qartë. Ajo që më bëri përshtypje ishte që ai tha se ai ka ambasadën amerikane nga pas dhe i thash a je në terezi ti?”, tha ajo.

Reagimet e Lapajt

Por këto reagime të Kokalarit nuk kanë mbetur pa kundëreagimin e Lapajt, i cili ka replikuar ndaj statusit të saj ku ironikisht shkruan se ”mirë gomari që na gordhi por s’na lenë rehat as mizat.” Lapaj vijon duke paralajmëruar Kokalarin se nëse vazhdon të thotë të pavërteta, përballja do të përfundojë në gjykatë. “Evi na le reaht, se mirë gomari që na gordhi por s’na lenë rehat as mizat. Po ke takat bëj ndonjë gjë, po mos ke, mos na bezdis. Më ke parë mua të merrem me ty? As dua ta di çfarë bën a egziston. Tani dhe ty të kemi mangët? Gjithë të mirat! Po vazhdove të thuash të pavërteta, do shikosh se sa i zoti jam në gjykatë.

Ik tani!” Shkruan Lapaj. Vet Kokalari ka qenë ajo që e ka bërë publike komentin e tij, teksa shkruan se: “Vetëm ky koment i tij me tregon qartë që ky shet pallavra, se nuk besoj qe ka njeri që se di luften që kam bërë keto dy vjet që të kemi një opozitë të fortë. Në fakt, sot ky e humbi fare toruan, po fare dmth, që flet boll. Nuk mund të lemë individ si ky, të Sorosit të ngrejnë kokën, sepse dhe Erion Veliaj me një organizatë që i thoshte ‘Mjaft’ korrupsionit dhe halleve te popullit shkoi atje ku është sot.”