Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur militantët e Hamasit hipin mbi tank, Merkava 4 të forcave mbrojtëse të izraelit dhe nxjerrin me forcë nga atje ushtarin izraelit. Imazhet vijnë nga Gaza aty ku Hamasi ka ndërmarrë një sulm të paprecedentë kundër Izraelit.
Në video duket që luftëtarët e Hamasit kanë kaluar përtej kufirit të fortifikuar dhe kanë pushtuar fshatrat më të afërt.
Pasi e nxjerrin ushtarin nga tanku ata e qëllojnë me shkelma në tokë.
Kanali televiziv izraelit Reshet 13 raporton se militantët palestinezë po mbajnë robër izraelitë në qytetin jugor Ofakim. Mediat palestineze dhe izraelite kanë raportuar rrëmbime. Këto raporte janë për momentin të pakonfirmuara.
Mediat izraelite raportuan se Hamasi aktualisht ka 33 pengje, duke përfshirë civilë dhe ushtarë. Autoritetet izraelite kanë thënë se nuk do të komentojnë për këtë.
Zëdhënësi i Hamasit, Khaled Qadomi tha për Al-Jazeera se nuk kanë marrë “pengje” por “të burgosur lufte.
“Ne duam që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë mizoritë në Gaza, kundër popullit palestinez, vendeve tona të shenjta si Al-Aksa. Të gjitha këto janë arsyet pas fillimit të kësaj beteje. Ata nuk janë pengje, ata janë robër lufte. Është një luftë kundër pushtuesve,” tha ai.