Nuk ka qetësi për trajnerin e Argjentinës, Jorge Sampaoli. Ai nuk po kalon një moment të qetë para fillimit të Botërorit. Tekniku u akuzua ditën e djeshme për ngacmime seksuale kundrejt një punonjëse të Federatës Argjentinase, ndërsa ditën e sotme ka ardhur dhe problemi tjetër për të. Portieri Sergio Romero akuzon teknikut se nuk e toleroi aspak dhe u tregua i keq me te. Ai e pa veten jashtë listës dhe pse kishte folur me trajnerin e kombëtares amerikano-jugore.
‘Fola me trajnerin Sampaoli për dëmtimin dhe i thashë se kisha kohën e nevojshme për t’u rikuperuar për Botëror. I thashë që gjuri ishte në rregull dhe se do të isha gati për 10 ditë. Do isha gati që në sfidën e parë kundër Islandës në grup. Nisa fazën e rehabilitimit. Por, trajneri donte një portier që të stërvitej çdo ditë me kombëtaren.
Katër orë pas bisedës që pata me trajnerin Sampaoli, e pashë veten jashtë listës së Botërorit. Unë mund të luaja në Botëror. Prej 9 vitesh ndihesha titullar i kombëtares. Por, nga momenti që më hoqën nga lista, nuk është më kështu”, – u shpreh Romero.