osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Tirana organizatore e konferencës botërore për informim, Veliaj: Informacioni ka armiq, por ne nuk do ndalemi

Tirana organizatore e konferencës botërore për informim, Veliaj: Informacioni ka armiq, por ne nuk do ndalemi

Tirana është përzgjedhur si organizatore e Konferencës së 15-të Botërore të Komisionerëve për të Drejtën për Informim. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Aksesit në Informacion, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, së bashku me kryetarin Erion Veliaj, zhvilluan një takim me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë.

Tirana organizatore e konferencës botërore për informim, Veliaj: Informacioni ka armiq, por ne nuk do ndalemi

Për Kryebashkiakun Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës ka qenë gjithnjë e hapur për qasje në informacion ndaj kujtdo që e ushtron këtë të drejtë, pavarësisht armiqëve që abuzojnë dhe e përdorin informacionin e siguruar për qëllime personale.

“Qasja e lirë në informacion nuk është privilegj, është domosdoshmëri për një shoqëri. A ka armiq e drejta e informacionit? Patjetër! Nëse shikoni çfarë ndodhi me Iranin, ju kuptoni që po, sot të dhënat janë vulnerabël” tha Veliaj

Lidhur me këtë temë, Veliaj nuk nguroi të shënjestrojë edhe parti politike, pa përmendur emra, të cilat sipas tij i duan të dhënat për të shantazhuar biznese të ndryshme.

“Asnjë prej nesh nuk është naiv, kur një parti politike kërkon lejet e ndërtimit e kur ti e di fare mirë se ato janë vetëm “certifikata” gjobëvënieje për ndërtuesit. Ka personazhe politikë që jetojnë vetëm duke marrë informacion nga shteti se ku janë lejet e ndërtimeve dhe duke thirrur disa media prapë problematike, për t’i vendosur gjobë atij ndërtuesi, për të mbajtur me financa partinë e tyre” tha Erion Veliaj

Në fjalën e tij Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, kërkoi ndihmë nga Bashkia e Tiranës për organizimin e Konferencës së 15-të Botërore të Komisionerëve për të Drejtën për Informim.