Një nga dosjet më të nxehta të drejtësisë është në duart e SPAK, e cila do të zbërthej prostitucionin e kamufluar brenda botës së personazheve publik, ku të gjithë flasin por askush deri më sot nuk ka sjell fakte për sa i përket VIP-ave që shkojnë në shtrat me personazhe të botës së krimit, politikanë e zyrtarë të lartë kundrejt shumave të parave, dhuratave si makina apo apartamente e sende luksoze me vlerë.
Dosja përmban prova për favore seksuale të moderatoreve të njohura të ekranit, modeleve apo këngëtareve që kanë shitur trupin për të bërë jetë luksoze apo për të fituar dhurata të shtrenjta disa qindra mijëra euro, të paguara nga kontigjent të rrezikshëm kriminal, që paratë për t’i plotësuar dëshirat “konkubinave” të tyre i kanë siguruar përmes trafiqeve të drogës, lojërave të fatit, apo veprimtarive të tjera kriminale.
Disa po shijojnë lidhjet apo kanë krijuar familjet e tyre, ndërsa të tjera vajza të njohura të ekranit i humbën rrugës partnerët e zemrës pas rënies në burg apo atentateve mafioze që u morën jetën.
Së fundi disa video dhe foto me përmbajtje “të nxehtë” po qarkullojnë në rrjet të vajzave të njohura të ekranit, të cilat janë paguar nga bosët e krimit për shërbime seksuale, përfshirë edhe shërbime virtuale në distancë me foto dhe video nudo.
Këto foto kanë rrjedhur nga telefoni i një personazhi i botës së krimit, i cili arrinte të joshte vajzat e ekranit me “dhurata” të shtrenjta për të shkuar në shtrat me to. Sa më e njohur aq më e shtrenjtë dhurata, ku përflitet sipas organit të akuzës se disa prej vajzave kanë përfituar makina dhjetra mijëra euro apo apartamente qindra mijëra euro nga paratë e krimit.
Një rast skandaloz përflitet për një gazetare të kronikës, e cila ka bërë ndërmejtësen për t’i siguruar një personazhi të njohur të botës së krimit vajzat e ekranit dhe shërbimet e tyre “ekstra” kundrejt pagesës apo favoreve të ndryshme.
Kjo dosje mendohet se do të trondis opinionin publik pasi përmban të dhëna implikuese për një sërë personazhesh të njohur dhe zyrtarë të lartë, ku priten dhe arrestime të bujshme ditët në vijim./Ekskluzive.al