Ai është një ndër figurat më të rëndësishme të humorit shqiptar, aq sa nuk do të ekzagjeronim aspak po të thonim që Agron Llakaj është një ndër themeluesit e tij këto 30 vitet e fundit.
Një jetë në skenë, një jetë pranë publikut të cilin e ka bërë për vete me batutat e tij, duke na shkaktuar të qeshura pa fund, por edhe të përlotemi shpeshherë falë mjeshtërisë së paraqitjes së realiteteve paradoksale në të cilat jetojmë.
Artisti i madh vijon të na shtojë të qeshurat dhe të na zbukurojë mbrëmjen e së shtunës me “Al Pazar”, ekskluzivisht vetëm në ekranin e “Vizion Plus”.
Por si është për një aktor të jetojë dhe shpeshherë të mbijetojë në treg, në një kohë kur rrjetet sociale prodhojnë aq shumë komedinë të vetëshpallur?
I ftuar ditën e djeshme në studion, ai foli për këtë temë dhe më konçiz dhe të drejtpërdrejtë se kaq, zor se mund ta kishim dëgjuar ndonjëherë.
“Budallain në fshat nuk e njihte njeri dhe doli Facebook-u, Instagram-idhe Tik Tok-u dhe u bë i pari i fshatit.
Unë kam një personazh në “Al Pazar” çfarë ka ky të veçantë? Ky është budalla mo, çfarë thua! Të jesh budalla është titull sot”,- tha Llakaj.