osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tjetër fshikullim Brukselit nga Tirana për “ledhatimin” ndaj Serbisë: Të 7-at apo të 40-at…Ironia therrëse e Ramës me BE-në

Tjetër fshikullim Brukselit nga Tirana për “ledhatimin” ndaj Serbisë: Të 7-at apo të 40-at…Ironia therrëse e Ramës me BE-në

Kryeministri Rama ia dedikoi një konferencë për media “Jo”-së ndaj Brukselit lidhur me Serbinë, pra mospajtimit të qeverisë shqiptare me BE-në mbi qëndrim e kësaj të fundit ndaj ngjarjeve të fundit në veri.

Në këtë kuadër, Rama i mëshoi dhe më fort etiketimit “terrorist” mbi krimin serb që vrau një polic shqiptar.

“Këtu jemi para derdhjes së gjakut të pafajshëm, nuk është kalimtar që u vra në rrugë nga një makinë me targa serbe, është gjaku i një efektivi të policisë së shtetit të Kosovës. Nuk vrau veten se pa ca civilë serbë të armatosur me çifte, u vra nga njerëz të veshur ushtarakisht dhe të armatosur rëndë, që për Beogradin zyrtar janë të denjë për ta ulur në gjysmë shtizë flamurin e Serbisë. Ky është një karshëllëk, ilegal nga ana e grupit ilegal aq dhe jo institucional nga shteti serb. Nuk ka nevojë për hetim, kërkon dënim me zë të lartë dhe me gjuhë të qartë”, tha Rama, duke ia dërguar këtë mesazh Brukselit nga Tirana.

Rama theksoi se ky qëndrim i Shqipërisë nuk u mirëprit mirë nga miqtë e Brukselit, por që Shqipëria nuk tërhiqet.

Ai shtoi se Brukseli aktualisht nuk e kishte të mundur të realizonte një deklaratë të dytë, të cilën kryeministri e sheh si të domosdoshme për t’u dëgjuar nga Kosova e i gjithë Ballkani.

“Për herë të parë në dhjetë vitet e fundit, Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të politikës së jashtme të BE-së. Ky fakt ka shkaktuar një përshtjellim të kuptueshëm kur ja kemi përcjellë Brukselit.

Ne thamë se s’kemi ndonjë rezervë me deklaratën në vetvete, por njëkohësisht kemi theksuar domosdoshmërinë, sipas nesh, që ndikimi i kësaj deklarate duhej të bëhej njëkohësisht apo të paktën të pasohej pa humbur kohë, nga një deklaratë e dytë mbi zhvillimet e patolerueshme në veri të Kosovës. Na u tha se nuk është e mundur momentalisht dhe se deklarata kritike ndaj Kosovës e kishte marrë aprovimin e vendeve anëtare dhe pritej të linjëzohej edhe Shqipëria. Përgjigja jonë ishte negative dhe nuk u pëlqye. Qëndrimi im nuk ndryshon. Jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim. Ky qëndrim ka të bëjë me çbalancimin total që deklarate e djeshme krijon në këto momente kaq dramatike, kur situata mund të përkeqësohet nga java në javë, dita ditë, apo në orë”, arsyetoi Rama

Siç tha ai, “jo vetëm sepse familjarët e policit të vrarë, populli i Kosovës, Republika e Kosovës e meritojnë ta dëgjojnë autoritetin e lartë moral dhe politik të BE-së, jo për të 7-at, as për të 40-at e vdekjes së shërbëtorit të pafajshëm të shtetit të Kosovës, por sepse këtë e meriton dhe e pret ta dëgjojë i gjithë ky rajon që boll ka vuajtur në historinë e vetë nga degradimet e hajvanllëkut politik në konflikte vrastare etnike, të cilat kjo histori na ka mësuar se mund të përshkallëzohet sa hap e mbyll sytë në përplasje të armatosura etnike”. /tesheshi.com/