osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ngritja e organeve të reja të Drejtësisë vihet në pikëpyetje. PD bllokon Këshillin e Legjislacionit. Kushti që i ka vendosur socialistëve

Ngritja e organeve të reja të Drejtësisë vihet në pikëpyetje. PD bllokon Këshillin e Legjislacionit. Kushti që i ka vendosur socialistëve

Kushtëzimi i Parlamentit nga ana e opozitës ka vendosur në pikëpyetje ngritjen e organeve të reja të drejtësisë. Edhe pse organet e vetingut po punojnë me dy seanca në javë dhe shumë shpejt pritet që të mundësohet ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, këto organe nuk do të jenë funksionale. Kjo për faktin se në janar të vitit 2017, Partia Demokratike iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, ku kërkoi që të rrëzohej ligji për organet e reja në sistemin e drejtësisë, pra ligji që mundëson ngritjen e KLGJ dhe të KLP.

Mirëpo gjykata përmes një vendimi të marrë në muajin prill, pranoi pjesërisht kërkesën e PD, duke rrëzuar vetëm 5 nene nga ligji, dhe më konkretisht nenin 61 dhe 159 që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me funksionimin e KLGJ dhe KLP. Por edhe pse ka kaluar një vit nga rrëzimi i këtyre neneve, gjithçka vijon të jetë e bllokuar, për faktin se deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë hap nga palët politike për të ndryshuar këto nene.

Mbledhja e fundit e Këshillit të Legjislacionit ku është diskutuar për ndryshimin e neneve që kanë të bëjnë me organet e reja të drejtësisë ka qenë data 13 shkurt 2018. Në këtë mbledhje ekspertët e të treja forcave politike prezantuan opinionet e tyre në lidhje me ndryshimet kushtetuese të 5 neneve të ligjit “Për Organet e Reja të Drejtësisë”.

Por pavarësisht kësaj, duke qenë se ekspertët patën mendime të ndryshme në lidhje me ndryshimin e nenit 61 dhe 159, dhe se miratimi i këtyre neneve kërkon konsensus pasi nevojiten 84 vota për t’i miratuar, kryetari i Këshillit të Legjislacionit, Enkelejd Alibeaj u la ekspertëve 10 ditë kohë që të konsultoheshin me njëri-tjetrin dhe të dilnin në një konkluzion të përbashkët. Por pavarësisht këtij fakti, Këshilli i Legjislacionit edhe pse zhvilloi dy mbledhje të tjera pas kësaj date, nuk u mblodh asnjëherë për çështjen e ndryshimit të neneve që kanë të bëjnë me funksionimin e KLGJ dhe KLP.

PD bllokon Këshillin e Legjislacionit

Partia Demokratike duket se i ka dhënë një tjetër goditje reformës në drejtësi. Kjo për faktin se gazeta duke parë që Këshilli i Legjislacionit nuk është mbledhur për një kohë të gjatë, u interesua pranë Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për të gjetur shkakun e këtij ngërçi. Por edhe pse palët hodhën akuza ndaj njëra-tjetrës, gazeta mësoi se PD është shkaktarja kryesore e bllokimit të punës së Këshillit të Legjislacionit. Sipas ligjit, Këshilli i Legjislacionit përbëhet nga 10 deputetë dhe secili prej tyre mban për një periudhë 5 mujore vendin e kryetarit.

Kështu, kryetari aktual i Këshillit të Legjislacionit, pas mbarimit të mandatit të deputetit Alibeaj, është deputeti tjetër i PD, Oerd Bylykbashi. Dhe duke qenë se është kryetari ai që thërret mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, Bylykbashi deri më sot nuk ka organizuar asnjë mbledhje për të diskutuar mbi ndryshimin e neneve që kanë të bëjnë me funksionimin e organeve të reja të drejtësisë. Por edhe pse nuk jepen detaje për këtë veprim të PD, gazeta ”SOT” ka mësuar se demokratët nuk po e mbledhin Këshillin e Legjislacionit për faktin se i kanë vënë kusht socialistëve ndryshimin e ligjeve të vetingut.

Detaj që u pa dhe në mbledhjen e fundit ku demokratët deklaruan se do t’i votonin ndryshimet kushtetuese vetëm nëse ndryshohej ligji i vetingut. Por pavarësisht këtij kushti, duket se puna për ndryshimin e këtyre neneve mund të dëmtohet akoma më shumë pas qershorit, gjë që mund të bllokojë përfundimisht funksionimin e KLP dhe KLGJ.

Kjo për faktin se demokratët kanë paralajmëruar trazira në Parlament kundër qeverisë nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat nga BE. Veprim që tregon qartë se PD nuk e do ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë dhe se do të vijojë të bllokojë funksionimin e tyre, siç ka bërë deri më sot.