Në 41-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, pasi ka shkaktuar panik dhe ankth për disa orë tek banorër e një pallati në Pontedera.
Ai e ka spërkatur me benzinë tërë ndërtesën dhe kërcënonte t’i vinte zjarrin e ta hidhte në erë, duke I frikësuar të gjithë banorët e pallatit.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ndodhi dje rreth orës 17:00 pasdite dhe se policia arriti ta ndalonte shqiptarin para se të bënte “gjestin e çmendur”.
Policia e ndaloi atë duke përfituar nga një moment shpërqendrimi i tij. Policia dhe zjarrfikës të shumtë shkuan ne vendngjarje. Mësohet se 20 familja nga pallati ishin evakuuar.
Motivi sipas mediave italiane, ishte se shqiptari ishte terbuar nga xhelozia per bashkeshorten e tij, e cila i kishte ikur nga shtepia dhe ishte strehuar në këtë pallat, ku jetonin disa të afërm të saj. Ai u arrestua dhe akuzohet për tentativë masakre dhe dhune në familje.