Tyson Fury me shumë lehtësi e ka fituar meçin kundër boksierit shqiptar Sefer Seferi.
39 vjeçari Sefer Seferi dorëzoi meçin pas përfundimit të raundit të katërt.
Por, derisa po zhvillohej raundi i dytë i këtij meçi, “lufta” e vërtetë në Mançester Arena zhvillohej jashtë ringut.
Një përleshje mes tifozëve kishte nisur jashtë ringut, që për një moment i mori vëmendjen edhe Tyson Furyt.
Përndryshe ish kampioni i botës në peshat e rënda rikthehet në boks pas më shumë se dy viteve, ai duhet t’i fitojë edhe disa meçe që të fitojë të drejtën për të sfiduar titullin.