osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kosova shpall sot ditë zie në nderim të policit të vrarë nga banda serbe në Veri Afrim Bunjakut

Kosova shpall sot ditë zie në nderim të policit të vrarë nga banda serbe në Veri Afrim Bunjakut

E hëna është shpallur ditë zie në Kosovë, me flamujt që do të ulen gjysmë shtizë, në nderim të policit Afrim Bunjaku, që mbeti i vrarë në krye të detyrës në veri të vendit.

Dhimbja për humbjen e rreshterit nuk është sot vetëm në familjen e të ndjerit, por te çdo qytetar që dëshmoi humbjen e një tjetër bashkatdhetari në mision për të ruajtur integritetin territorial të vendit.

Në trotuaret e qytetit dhe në institucione të ndryshme, këtë mbrëmje u ndezën qirinj për 50-vjeçarin nga Samadrexha e Vushtrrisë.

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, ambasadori amerikan, kryetari i Komunës së Prishtinës, e policë të tjerë i mbajtën homazhet para Stacionit Policor Qendër në Prishtinë.

Ngjarja e paprecedentë ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjska të Leposaviçit. Persona të armatosur i bllokuan rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas, qëlluan në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku.

Me pozicion rreshter, prej vitesh Bunjaku shërbeu në uniformat blu të vendit të tij. Babai i dy djemve dhe një vajze ishte transferuar në Zveçan që pas dorëheqjes së bujshme të serbëve nga strukturat policore. Vetëm para një jave Afrim Bunjaku mori mirënjohje për shërbimin e kryer në Policinë e Kosovës.

Bunjaku e kreu me nder e krenari deri në frymën e fundit detyrën e tij, janë shprehur mes dhimbjes familjarët e heroit.

“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”, tha një prej të afërmve, frazë që u vendos sot në hyrje të qytetit të Prishtinës.