osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Deklarata e ambasadës së SHBA-së në Tiranë për politikanët në Shqipëri që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, duket se ka trembur deputetët dezertorë të Partisë Demokratike që i kanë shkuar atij nga pas. Pas ultimatumit amerikan, ka nisur edhe “hemorragjia”, teksa disa prej deputetëve janë distancuar nga Berisha. Fillimisht ka qenë deputeti i PD, Dashnor Sula, i cili në një intervistë televizive ka komentuar deklaratën e ambasadës së SHBA-së, ku tha se qëndrimi i ambasadës është i saktë. Ai shtoi, se ai dhe deputetët e tjerë që i janë bashkuar tryezës Bardhi-Berisha, nuk janë mbledhur rreth Berishës, por për të pasur një opozitë funksionale. “Qëndrimi i ambasadës amerikane është shumë i saktë dhe korrekt. Po e them ne nuk jemi mbledhur rreth një individi si Sali Berishës as unë dhe as kolegët e mi. Ne mendojmë se duhet të kemi një opozitë funksionale. Si e shoh unë. Dakord ju pranoj gjithçka që thoni ju, në çdo rrethanë s’e komentoj non gratën e Berishës, por a mund të ketë moral e logjike, votat e non gratës së Berishës nuk duhen për opozitën, kurse votat e non gratës të maxhorancës duhen që të rrijë në pushtet.Më gjeni formulën se si mund të rrëzohet korrupsioni, jo qeverisja se do jetë një qeverisje gjithmonë. Në kohën dhe qasjen që dëmi është kaq i madh, inceneratorë etj. Situata dy vjeçare që iku nuk pati zhvillime të forta politike e cila do të ishte në nderin dhe të politikës dhe të qytetarëve që të kishte një ndryshim në pastrim të politikës”, deklaroi Sula.

Gështenja: Nuk jemi krah Berishës

Ndërkohë, edhe deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, duket se është distancuar nga “non-grata” Berisha, teksa në një media theksoi se në tryezën e opozitës, grupi parlamentar nuk ishte vetëm me kreun e “Foltores”, por edhe me faktorë të tjerë të opozitës dhe synimi i tyre ishte të krijonin një opozitë të bashkuar. “Së pari nuk shikoj asnjë arsye për të rishikuar qendrimin. Arsyeja e gjithë grupit parlamentar ku unë bëj pjesë, grupi zyrtar i Partisë Demokratike, nuk është ulur në një tavolinë vetëm me zotin Berisha, por ftesa ka qenë për 52 deputetët, pra të gjithë deputetët e dalë nga 25 prilli 2021 pa përjashtuar askënd, me një objektiv të vetëm për të unifikuar opozitën dhe qëndrimet e saj në parlamentin shqiptar.Kjo pasi siç jemi në dijeni, për gati dy vite nuk kemi pasur një opozitë reale në parlament e as jashtë saj. Menduam se si hap i parë duhet të ishte ulja në një tryezë e gjithë opozita.Nuk di të them, pavarësisht reagimit të ambasadës nëse është e qëllimshme apo jo që një pjesë e mirë e mediave e trumbetojnë me të madhe se grupi parlamentar i Partisë Demokratike është ulur me grupin e zotit Berisha, atje janë ftuar të 52 deputetët opozitar dhe ishin dhe pjesëtar të tjerë”, deklaroi Gështenja.

Gjekmarkaj: Se njoh Berishën si kryetar

Nga ana tjetër, deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, e cili shpesh e etiketon veten si “rapsod” dhe bejtexhi, duke folur e në një intervistë televizive në lidhje me zhvillimet e fundit rreth PD-së u shpreh se ajo që ka ndodhur në raport me SHBA është fatkeqësi, sepse mos interesimi i tyre ndaj PD janë një dritë jeshile për qeverinë që të sillet si të dojë me zgjedhjet. Ai zbuloi edhe arsyen se pse ka marrë pjesë në takimet e fundit mes deputetëve opozitarë të Berishës dhe Bardhit, jo për të njohur Berishën si kryetar të PD. “Ajo që ka ndodhur në raport me SHBA është fatkeqësi, sepse mos interesimi i tyre ndaj PD dhe mos konsiderimi i shoh si një dritë jeshile për qeverinë që të sillet si të dojë me zgjedhjet. Faktori ndërkombëtar ka kohë që nuk luan më rolin e arbitrit. Unë kam shkuar në një takim të opozitës, jo për të njohur Sali Berishën si kryetar. Nuk e njoh Berishën si kryetar të PD.Berisha ka një peshë elektorale reale dhe historike pa të cilën nuk e bën llogarinë e aksionit opozitar dhe pa të cilën nuk ndërton dot një opozitë konkurruese. Unë kam shpresuar që Berisha do ndiqte linjë tjetër mbrojtje më herët, por ristabilizimin e marrëdhënieve me SHBA e quaj fondamentale për rikthimin e opozitës në konkurrencë”, deklaroi Gjekmarkaj.

Ultimatumi i amerikanëve, dredhon Bardhi: Nuk jam bashkuar me Berishën

Sakaq, edhe deputeti Gazment Bardhi, ka komentuar deklaratën e ambasadës së SHBA për zhvillimet brenda PD, ku ndër të tjera theksohej se nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gazment Bardhi deklaroi në një emision televiziv se e mbështet plotësisht këtë deklaratë dhe qëndrimin e ambasadës amerikane për individët e shpallur “non grata”. Ai theksoi se nuk është bashkuar me Sali Berishën, pavarësisht se brenda grupit të PD ka një unifikim.“Unë nuk jam bashkuar (me Berishën). E mbështes 100% deklaratën e SHBA. Kam qenë në studio me ju ditën e parë kur është bërë takimi dhe të kam pohuar ekzaktësisht atë që thotë deklarata. Nuk ka asnjë ndryshim të SHBA sa i përket “non gratave” dhe kjo është një çështje që mua më ndan me zotin Berisha. Mes SHBA-së dhe zotit Berisha unë zgjedh SHBA. Mes zotit Berisha dhe Edi Ramës unë zgjedh Sali Berishën sa kohë është opozitar dhe ka besimin e një pjese të popullit opozitar”, deklaroi Bardhi.