Nëse mendoni se keni parë vreshta mjaftueshëm të bukur si ky në Krutje të Lushnje nuk keni parë askund. Ky është një rrush me kokrra gjigande dhe me peshë të madhe. Pronarët e këtij vreshti kanë arritur të prodhojnë rrush që peshon deri në 8 kilogramë”, raportoi gazetarja Anila Sefa.
‘Red Gtlob’ është varieteti më i veçantë i rrushit të tavolinës. Njihet si edhe rrushi gjigant dhe kultivohet në sera edhe në vendin tonë.
Ferdinant Llupo mbjellë vresht në një sipërfaqe prej 2 hektarësh. Ky varietet i rrushit nuk është vetëm me kokërr të madhe, por edhe i bukur për syrin.
Kultivimi nuk ka qenë i lehtë, por ka edhe vështirësi të tjera.
“Tani ne në arkë e presim se nuk kemi ça t’i bëjmë. Jemi ne të detyruar që ta presim sipas peshës”, tha Llupo.
Kërkesa në treg është e lartë.
“Tregu e kërkon se është rrush për tani në vjeshtë. Deri në Dhjetor shkon pa frikë”, tha Llupo.
Agronomët e vlerësojnë këtë varietet për disa cilësi.
“Rrushi ka cilësi të tilla, shquhet për prodhim të madh, dhe ka cilësi, parametra, ngjyrë. Gjithë treguesit janë në mënyrë të shkëlqyer. Edhe shija është jashtëzakonisht e mirë”.