Zjarri i përmasave të mëdha ka pushtuar këtë mbrëmjen fabrikën e bojërave ‘Deutsch Color’ në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas.
Fabrika është në pronësi të biznesmenit Luan Muçës. E nisi si kompani lokale, kurse sot kompanitë e tij eksportojnë në shume vende të botës duke faturuar mbi 70 milione euro ne vit.
Biznesmeni e nisi me një dyqan të thjeshtë tregtimi pajisjesh hidrosanitare në Elbasan, kurse sot pritet me të gjitha nderimet nga autoritetet tuniziane si investitor i huaj atje.
Tashmë ka pësuar një metamorfozë sepse nga një aktivitet thjesht tregtues i rreth 27 viteve më parë, tashmë kompanitë e grupit DELTA janë subjekte prodhuese.
Mallrat ëeksportohen në shumë vende të botës si në Itali, Kosovë, Maqedoni etj.
Ndryshe nga kompanitë e tjera shqiptare, drejtuesi i DELTA-s, Luan Muca ka vendosur të ndjekë të njëjtën rrugë me atë që ka ndjekur Giorgio Squinzi i Mapeit, duke ndërtuar fabrika nëpër botë.
Muca ka ndërtuar një fabrikë të prodhimit të bojërave Deutche Color dhe Dast në Tunizi.