Nga Ylli MANJANI
“E vërteta doli”- thotë busti i dyllit Lulëzim. Është super qesharak! Po or po, doli cullak e vërteta. U provua që Rama dhe Mcgonigal i kanë gjetur një financim të parregullt Lulit. E vërteta është që ata e gjetën këtë financim, por ama Luli e bëri gjëmën. Po të mos e bënte atë financim të parregullt, nuk kishin se ç’të gjenin ata.
Madje, aq cullak doli e vërteta sa shtohen prova përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që Departamenti i Drejtësisë Amerikane ka një dosje hetimore, e cila duhet t’i ishte vënë në dispozicion Prokurorisë së Shqipërisë në përgjigje të letërpororsisë. Tashmë e thotë gjykata amerikane këtë gjë.
Dëshmia e MCgonigal e provon qartësisht që ekziston kjo dosje atje. Për këtë dosje, Prokuroria e Shqipërisë kërkoi informacion me letër-porosi nga Amerika. Por përgjigja nuk erdhi kurrë. Mosdhënia e përgjigjes së letër-porosisë nga kanalet diplomatike të SHBA është gjithashtu fakt i njohur.
Kështu që Lul dylli nuk ka ç’t’i gëzohet kësaj të vërtete, por duhet të mbyllë spepin se deklarimi i pranimit të fajsisë nga Mcgonigal është zhytje tape edhe për të.
Dmth po t’i dojë qejfi Departamentit të Shtetit, lejon ambasadën këtu të nisë përgjigjen që Departamenti i Drejtësisë e ka bërë gati për drejtësinë tonë dhe, burgu për Lul dyllin është i pashmangshëm. Po ore po, e vërteta e pengmarrjes doli. Ekzaltimi i Lulit është thjesht idiot. Qesharak komplet.
****
Qëllimi i këtij komenti nuk është Luli në thelb, sepse Luli s’i hyn në punë as dreqit, por fakti se si mbahet peng drejtësia e gjasme reformuar për arsye politike, edhe nga Amerikanët që e duan shumë drejtësinë tonë “të pavarur”.