osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fukarai nga Gjirokastra u dënua 3 vite burg për vjedhjen e 1 kapaku pusete rruge, Luli që vodhi gjithë rrugën u bë 3 herë ministër, deputet, kryebashkiak, kryetar i PD

Fukarai nga Gjirokastra u dënua 3 vite burg për vjedhjen e 1 kapaku pusete rruge, Luli që vodhi gjithë rrugën u bë 3 herë ministër, deputet, kryebashkiak, kryetar i PD

Falsiteti i barazisë para ligjit

Kur ishe në pushtet, Lulzim Basha shkelte brutalisht e hapur ligjin, duke bërë korrupsion e shpërfillur drejtësinë dhe nuk e zinte në gojë barazinë para ligjit, ndërsa prej 5 vitesh në opozitë, ky “klient i drejtësisë” po çirret e ngjiret, për barazi para ligjit.

Se sa e ka zbatuar dhe sa e do Luli barazinë para ligjit, këtë hipokrizi po ia vërteton “Pamfleti”, duke krahasuar rastin e 220 milionë eurove të vjedhura prej tij nga fondet e “Rrugës së Kombit”, me rastin e qytetarit të papunë T.B… nga Gjirokastra, i cili vodhi një kapakë pusete në rrugë për ta shitur si skrap, (në muajin korrik 2012) kur Luli ishte në pushtet.

Ja çfarë ka ndodhur atëherë, me Lulin e PD dhe me fukarain e Gjirokastrës…

Njoftimi zyrtar i policisë për qytetarin e papunë Gjirokastër, 17 korrik 2012

Në pikën e grumbullimit të skrapit në lagjen “Cfakë” të Gjirokastrës, me pronar 40 vjeçarin A. C, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, kapaku i pusetës së vjedhur në një nga rrugët e qytetit.

Rezultoi, se vjedhësi dhe shitësi i kapakut të pusetës është shtetasi. T. B…, 38 vjeç, nga qyteti Gjirokastër, i cili u arrestua me akuzën: vjedhje të pasurisë shtetërore!

Gjykata vendosi: – Për veprën penale vjedhje të pasurisë shtetërore të provuar dhe pranuar, i pandehuri T. B… i papunë, dënohet me 3 vite burgim.

Ja krahasimi për drejtësinë e barabartë në vitin 2012, kur Luli ishte në pushtet

  1. Lulzim Basha, në postin si Ministër i Punëve Publike dhe Transportit, sipas provave faktike të dosjes hetimore, se ka vjedhur 220 milionë euro nga fondet shtetëore të “Rrugës së Kombit”, por dosja e tij u mbyll për tejkalim afatesh hetimore, mbasi i pandehuri Lulzim Xhelal Basha, në çdo seancë nuk paraqitej me shkakun “Është i sëmurë, me regjim shtrati në Holandë”. Dhe dosja u mbyll… për procedurë!
  1. Qytetari T.B…, fukarai nga Gjirokastra, i lënë pa punë dhe pa ndihmë ekonomike në ish-pushtetin e Lulit, për të blerë bukë vodhi një kapakë pusete në rrugën e qytetit, por u arrestua dhe sipas Nenit 134/1 të Kodit Penal “Vjedhje e pasurisë publike”, u dënua me 3 vite burgim.
  2. Sipas aktit të ekspertimit, kapaku i pusetës që vodhi fukarai T.B… në rrugën e Gjirokatrës, peshonte 12 kilogramë dhe u shit për skrap, me vlerën 220 lekë të reja
  3. Sipas aktit të ekspertimit, dëmi ekonomik që iu bë pasurisë shtetërore nga vjedhja e ministrit Lulzim Basha në fondet e “Rrugës së Kombit”, ishte 220 milionë euro!
  4. Qytetari T. B… nga Gjirokastra, u detyrua prej drejtësisë, të rikthente vlerën financiare të kapakut të pusetës, në llogarinë e bashkisë së qytetit.
  5. Lulzim Basha, jo vetëm nuk u gjykua dhe nuk u dënua nga drejtësia, por as nuk u detyrua të rikthente në arkën e shtetit, 220 milionë eurot e vjedhura.
  6. Qytetari T. B… nga Gjirokastra, pas dënimit nuk pranohet në punë nga askush, për shkak se ka vjedhur një kapakë pusete të rrugës.
  7. Lulzim Basha, paçka se vodhi gjithë rrugën, u bë 3 herë ministër, 3 herë deputet, 1 herë kryetar bashkie i Tiranës dhe 2 herë kryetar i PD.
  8. Qytetarit T. B… nga Gjirokastra, sa hërë kërkon punë për të ushqyer familjen, shteti i kërkon “Dëshmi Penaliteti”.
  9. Lulzim Bashës, nuk iu kërkua dëshmi penaliteti as kur bëhet 3 herë ministër, 3 herë deputet, 1 herë krybashkiak dhe 2 herë kryetar partie (E detyron Statuti PD).
  10. Qytetari T. B… nga Gjirokastra, pas dënimit me burg për 1 kapakë pusete që vodhi në rrugë, nuk flet për drejtësi të barabartë para ligjit.
  11. Lulzim Basha edhe pas vjedhjes së krejt rrugës, vazhdon të mbajë falime për drejtësi e barazi para ligjit./Pamfleti