Ish-Kongresmeni amerikan Joe DioGuardi e ka akuzuar Kryetarin e Partisë Republikane Shqiptare, Fatmir Mediun, si pjesë të mafies shqiptare, si një oligark politik që shkon në Amerikë, në mëngjesin e Lutjeve ndërkohë që në Shqipëri ka hedhur në erë një fshat të tërë, duke vrarë 26 persona dhe duke gjymtuar qindra të tjerë.
Deklarata e ish-kongresmenit të famshëm Joe ka alarmuar miqtë senatorë të Fatmir Mediut, të cilët të shqetësuar për akuzat e politikanit të vjetër në shtetin e tyre janë mbledhur sot për ti dhënë një zgjidhje këtij problem.
Burime të besueshme në koridorët e senatit thanë për “Pamfleti”-n se senatorët të irrituar me mikun e tyre në Shqipëri kanë marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen dhe karrierën e Mediut.
Senatorët vendosën se tani e tutje Fatmir Mediu do të ndërrojë profesion, do të jetë sërish mik i senatorëve por këtë rradhë si këngëtar dhe jo si politikan. Do të marrë pjesë çdo vit edhe në mëngjesin e Lutjeve dhe do të këndojë për senatorët në mbrëmje.
Vendin e Fatmirit politikan do ta zërë Eli Fara, një mikeshë e tij, deri më sot këngëtare e famshme në diasporën shqiptare në Amerikë.
Ka qenë Fatmiri që ua ka prezantuar Elin senatorëve, paçka se kjo e fundit me performancën e saj e ka forcuar miqësinë e Fatmirit me senatorët. Dhe kjo ka ndodhur edhe pavarësisht Gërdecit.
Senati ka vendosur gjithashtu që këngëtari i tallavasë Fatmir Mediu e ka të ndaluar të dale nga repertori.
Këngët hit tij do të jenë “Baftjari” dhe “Agapw mia pitsirika”. E ka të ndaluar rreptësisht të këndojë “Tomankuqen” pasi kjo rrezikon të irritojë lobin grek në Amerikë/ Pamfleti